Kuzhinierja me famë në Zvicër, përgatit tortën me shqiponjën dykrenare nën tingujt e muzikës shqiptare (VIDEO)

Mirdita Thaci është një kuzhiniere shqiptare e cila jeton jashtë Shqipërisë dhe ka korrur sukses me websitin e saj. Ajo është një ndër kuzhinieret më të mira në Zvicër.Në bazë të profilit të saj, Mirdita duket një patriote e vërtetë, pasi në shumë foto ka pozuar me flamurin shqiptar.

Në video ajo shfaqet duke dëgjuar dhe kënduar muzikë shqip, gjersa po përgatiste tortën me flamurin shqiptar.

Kuzhinierja shqiptare që jeton në Zvicër e ka bërë në formë falenderimi për 21 mijë ndjekësit e saj në Instagram. Torta e përgatitur ka formën e zemrës me fushë të kuqe dhe në mes është shqiponja e zezë dykrenare dhe në të shkruhet "Unë jam shqiptar". 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 18/08/2019 13:12

    Bravo. I kam zili Shqiptaret e rritur jashte se jane me atdhetare se shqiptaret e rrit ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025