Gjykata kushtetuese nuk pranon ankimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila kërkoi nga Kushtetuesja anulimine vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor që i hoqi statusin e magjistratit. Sipas kushtetuese, ky ankim duhet bërë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi KPA është institucioni që shqyrton këto ankime.
Kështu që Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi kërkesën në seancë plenare.
KLGJ shkarkoi nga detyra Enkeleida Hoxhën pasi u arrestua dhe po hetohet për korrupsion. KLGJ u shpreh se Hoxha shkeli ligjin edhe me lirimin nga qelia të Hekuran Billës, ekzekutuar në atentat mafioz.
Ish-gjyqtarja Hoxha u arrestua nga SPAK pas një superoperacionit të zhvilluar në Gjykatën e Krujës, gjatë seancës gjyqësore, teksa po lironte një tjetër të dënuar.
Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi, ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra Enkelejda më 17 mars, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm, vendim të cilin Hoxha e ka apeluar.
(Kliko ketu per te lexuar vendimin e plote te Gjykates Kushtetuese)
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.9%
-
Keq
61.1%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1198
Lajme të tjera
-
Protesta te bashkia ‘kuriozon’ turistët në Tiranë: Këtu s’ka shumë njerëz, në vendet tona dalin masivisht në rrugë
26 Prill, 17:18
-
Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës
26 Prill, 16:39
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Ligji në Kushtetuese, profesionistët e lirë kundër tatimit: Ka fuqi prapavepruese, do shtojë evazionin dhe bizneset po mbyllen! Opozita: Goditet shtresa e mesme
26 Prill, 13:31
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
Kërkojnë shfuqizimin e tatimit për profesionet e lira, Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë e opozitës: Paraqisni argumentet deri më 21 maj
26 Prill, 10:10
-
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
26 Prill, 07:32
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55