‘Këta janë mjeshtra në ping-pong’, pedagogu ia thotë Ramës në sy: Rektorati promovon pedagogë me mesatare qesharake

Në takimin e Ramës me studentët e Arkitekturës, një nga pedagogët e pranishëm i tha kryeministrit, se pedagogët e këtij fakulteti janë me mesatare qesharake dhe promovohen nga Rektorati.

Studentët: Të kemi dëgjuar, duam të flasim vetë. Ku shkojnë paratë tona?

Edi Rama: Flisni me edukatë. Shqetësimet e studentëve janë të drejta.

Pedagogu: Ligjin këtu se pyet më njeri. Këtu punësohen pedagogë në kundërshtim me statutin. Kur iu tregon ligjin, e marrin me shaka. Unë kam një korrespondencë të gjatë me rektoratin, janë mjeshtra në ping-pong. Iu drejtova gjykatës, u gjetën lloj lloj marifetesh, këtu ka plagjiatura, pedagogë me mesatare qesharake. Rektorati i promovon këta njerëz.


Lajmi kryesor:

Dialogu për Universitetin/ Rama tek Arkitektura: Subvencionim të masterit për ekselentët dhe ata me ndihmë ekonomike (Disa studentë largohen)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë