Këtyre gjithmonë fajin ua ka populli!
Sali Berisha dhe Ilir Meta
"Nuk e shpjegoj dot, se çfarë janë ata shqiptarë që mund të votojnë akoma këtë qeveri dhe Edi Ramën”.
Kështu sokëllinte Fatos Lubonja nga një studio, mbrëmjen e djeshme.
Kjo në fakt, nuk është një tezë e re e opozitës.
Kanë tetë vjet, që njerëz të saj, akuzojnë popullin, se e ka fajin që voton Ramën dhe jo Partinë Demokratike dhe LSI.
Këtë tezë e artikuloi vetë Berisha i pari, pasi humbi zgjedhjet e 2013-s. Ai bëri përgjegjës pikërisht popullin, për humbjen e tij.
Dhe kanë tetë vjet që e përsërisn këtë tezë.
Madje Lubonja arriti deri aty, sa t’i kërkonte llogari popullit pse nuk voton kundër Ramës, edhe për tërmetin dhe pandeminë, të cilat në fakt, nuk i shkaktoi Rama, por, me aq takat sa ka ky shteti ynë i varfër që e kanë bërë copë këto 30 e kusur vite, po përpiqet të ndreqë diçka.
Ndoshta do të vazhdojnë edhe pas 25 prillit, që prapë t’ia hedhin fajin popullit.
Vetëm se, ndoshta ka ardhur koha që para se të drejtojnë gishtin nga populli, ta kthejnë njëherë nga vetja e vet.
Se nuk mund t’i kërkosh llogari popullit, kur si alternativë të Edi Ramës iu nxjerr Sali Berishën, Ilir Metën e dy pupacët e tyre, Lulzim Basha e Monika Kryemadhin.
Provoni të ndryshoni njëherë ofertën politike dhe atëhere kërkojini llogari popullit.
Jo ju ofroni si alternativë dy kufoma politike dhe pastaj thoni se ua ka fajin populli që s’ju voton.
Nëse doni të mundi Ramën e “korruptuar” e “kriminel”, atëhere bëjeni si duhet, që t’ju votojnë.
Mos i nxirrni përballë, dyshen simbol të korrupsionit dhe kriminalizimit të vendit.
30 vjet janë shumë, që edhe populli më i prapambetur në botë, të vazhdojë të votojë për të njëjtën alternativë.
Kur të ofroni një alternativë të re, atëherë ndoshta keni të drejtë t’i kërkoni llogari popullit.
Deri atëherë, ta gëzoni Edi Ramën
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
60.9%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1006
Lajme të tjera
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha
26 Prill, 15:05
-
Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali
26 Prill, 15:02
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Ilir Meta arrestohet në fundjavë?
26 Prill, 08:42
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës
25 Prill, 22:50
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
Edi Ramen e kane ne kurriz keta mytebete hajdute e kriminele
Përgjigju