Vrasja e shqiptarit në Itali, arrestohet autori në pranga dhe dy familjarë të tij! Dëshmia: E godita me thikë për të mbrojtur veten, gruan e djalin

Ka qenë një mosmarrëveshje mes familjeve me origjinë shqiptare shkaku i përfundimit të një përleshjeje të dhunshme në tragjedi, mbrëmjen e së mërkurës në Tavullia (7 Gusht), në provincën e Pesaro Urbinos.

Gjatë një debati të fortë, Dritan Idrizi, 38 vjeç, u godit me thikë për vdekje tre herë në gjoks, teksa një nga plagët për fat të keq ishte në pjesën e zemrës. Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara për ta shpëtuar në spitalin Cattolica, i riu, baba i një vajze të mitur, humbi jetën për shkak të tre goditjeve fatale.

Arrestohet autori 
Policia Italiane ka arrestuar autorin e dyshuar, Artur Cerria, bëjnë të ditur mediat italiane. Në pranga kanë rënë dhe2 familjarë. Në dëshminë e tij autori ka pranuar krimin por ka thënë se e ka goditur me thikë viktimën në bark për tu mbrojtur vetë dhe familjen e tij, gruan dhe djalin.

Media italiane “ADN24”,  shkruan se përleshja shpërtheu përgjatë rrugës që lidh Tavullia me San Giovanni në Marignano, ku Idrizi, që më herët ka mbajtur edhe mbiemër tjetër (Dritan Xhepexhiu), i shoqëruar nga shokë të armatosur me shkopinj dhe hekura, kishte shkuar për të zgjidhur një mosmarrëveshje financiare prej 5000 eurosh, lidhur për punët e ndërtimit. Por situata degjeneroi shpejt, duke i lënë vendin goditjeve, grushteve, përdorimit të armëve të ftohta dhe mjeteve të forta, si me çekiç e shkopinj.

Autori ka përfituar nga një moment, duke kapur një thikë dhe sulmuar viktimën.

“Përveç Idrizit, gjatë përleshjes raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, me prognozë deri në 40 ditë”, raportuan mediat e vendit fqinj.

Fillimisht, sipas dinamikës së krimit referuar hetimeve paraprake, ka qenë një nga anëtarët e grupit të të ndjerit që ka sulmuar një grua të familjes ku po kërkohej borxhi. Dyshohet se ajo është goditur me çekiç në kokë. Më pas një person i armatosur me thikë ka goditur Idrizin tre herë në gjoks. 

Viktima me precedentë penalë
Viktima më herët ka pasur precedent penalë, i hetuar për çështje në fushën e narkotikëve, por aktualisht ishte person i lirë dhe jo në kërkim.

Referuar një komunikate zyrtare të Policisë së Shtetit në fillim të këtij viti u ndalua në Tiranë paraprakisht për llogari të palës Italia, sepse kishte thyer masën e arrestit të dhënë nga drejtësia e vendit fqinj dhe s'duhej të largohej nga territori.

"Dritan Idrizi, alias Dritan Xhepexhiu, u arrestua së bashku me Elion Bejon për trafik droge. Idrizi së bashku me Bejon gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 mijë euro" thuhet në njoftimin e policisë. 

Por pas disa ditësh qëndrimi në paraburgim ai u lirua dhe hetimet u zhvilluan në gjendje të lirë.

Idrizi më tej u rikthye në Itali, ku vijonte ndjekjen e procedurave për çështjen e hapur dhe u la po në gjendje të lirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:58
Vrasja e shqiptarit në Itali, arrestohen autori dhe 2 familjarët! 37 vjeçari punonte si marangoz, Në spital edhe gruaja e tij e plagosur (EMRI)

Vrasja e shqiptarit Dritan Idrizi (Xhepexhiu) në Tavullia të Italisë, të mërkurën e 7 Gushtit, i ka lënë vend hetimeve të organeve ligjzbatuese dhe reagimeve nga palët në konflikt. Ngjarja ndodhi pranë një ndërtese, përgjatë "Via San Giovanni".

Policia e vendi fqinj ka njoftuar se deri tani ka arrestuar 3 persona të implikuar në përleshje, mes të cilëve edhe autori i dyshuar i ngjarjes.

I arrestuari për vrasjen është një 37-vjeçar, teksa të ndaluar konfirmohen edhe 2 persona të tjerë, që dyshohen të implikuar në krim. I ndaluari është identifikuar si Artur Cerria, me kombësi shqiptare dhe madje sipas mediave të vendit fqinj, edhe i njohur i viktimës njëkohësisht.

I arrestuari dhe ka rrëfyer vrasjen e bashkatdhetarit të tij Dritan Idrizi. Cerria punoi si marangoz dhe më pas hapi një biznes me pakicë në internet. Edhe vetë ai është goditur me çekiç në kokë nga Idrizi dhe ka pësuar lëndime të rënda. Të plagosur mbetën edhe gruaja dhe djali i tij që ndodheshin në vendin e sulmit. Dy arrestimet e tjera të kryera nga Karabinierët e Riccione dhe Pesaro janë një mik 28-vjeçar i viktimës dhe një i afërm i tij.

Tre të arrestuarit, me urdhër të Prokurorisë Publike në Gjykatën e Pesaros, ishin të lidhur me burgun e Pesaros, në pritje të seancës së vlefshmërisë.

Familja e dyshuar ka pretenduar vetëmbrojtjen, duke këmbëngulur se viktima dhe shokët e tij i shkuan të armatosur në banesë dhe i goditën me çekiç në kokë, përfshi edhe gruan. Fataliteti ishte rezultat i një konflikti në vijim mes dy palëve, për çështjen e një borxhi prej 5 mijë euro që autori i kishte viktimës, për punët e kryera në ndërtim, raporton “ilrestodelcarlino.it”.

Dritan Idrizi, banues në Riccione, u godit me thikë tre herë në gjoks, teksa plaga që i mori jetën ishte ajo në zemër. Pavarësisht se u dërgua në spital, nuk arriti të mbijetonte. Nga përleshja në vendngjarje pati të paktën edhe 3 të plagosur, që po trajtohen, mes tyre edhe gruaja e autorit.

Mediat italiane shkruajnë se ka pasur tension në spital mes familjarëve të viktimës dhe autorit. Ndërsa familjarët e autorit ndodheshin në spital për të parë nga afër të plagosurit, familjarët e viktimës kishin shkuar në morg për të parë trup.

;Hyrja në morgun Riccione ishte "e blinduar me një garnizon ushtarësh”, shkruan media italiane për shkak të tensionit të krijuar mëngjesin e sotëm.

Dritan idrizi, i vrarë në Itali
A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë