Vogëlushja Ana Kodra i ka përfaqësuar të gjithë fëmijët shqiptarë në skena të mëdha, po shumë shpejt zëri i saj do të pushtojë Britaninë. 11-vjeçarja është pranuar në audicionin e “Britain’s Got Talent”, dhe lajmin e mirë e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
“Ky mund të jetë fati yt, të urojmë fat,”- shkruhet ndër rreshta në mesazhin që Ana ka marrë nga stafi i “Britain’s Got Talent”. Kodra ka përfaqësuar Shqipërinë në Junior Eurovision 2017 dhe ishte gjithashtu finaliste në Voice Kids 2018.