Don Ritchie jeton pranë një shkëmbi famëkeq në Australi i quajtur ‘’Gap’’, vend ky ku shumë njerëz të dëshpëruar, në depresion i kanë dhënë fund jetës. Çdo ditë, Don mbante një sy të hapur për këta shpirtra të varfër duke u munduar t’i bindte që të mos hidheshin në det.
Ai i merrte ata në shtëpinë e tij për t’i qetësuar. Me një ndjeshmëri dhe qetësi, Don arrinte t’i bindte që ata të mos hiqnin dorë nga jeta dhe të përballeshin me problemet e tyre (ai vetë po luftonte me kancerin ).
Që nga viti 1964 Don kishte arritur të shpëtonte 160 persona, megjthëse familja e tij mendon se ka shpëtuar më shumë, 500 persona.
Për shërbimet e tij Ritchie është shpallur Heroi Lokal i Australisë për vitin 2016 dhe gjithashtu ai bashkë me bashkëshorten janë emëruar ‘’Qytetarët e Vitit’’.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com