Kur vjen puna tek suprizimi i fansave të saj, Kylie Jenner nuk zhgënjen kurrë. Klipi më i fundit që 18-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale dhe në website-in e saj është padyshim më i guximshmi.

E dashura e reperit Tyga ka ndjekur hapat e motrave më të mëdha dhe ka zgjedhur të ekspozojë të pasmet e saj, veshur vetëm me një palë tanga të zeza dhe të brendshme seksi.

Në videon e xhiruar nga fotografja Sasha Samsonova, Jenner ka nxjerrë në pah asetet e saj, ndërsa sillej shumë natyrshëm përpara kamerës, me siguri e instruktuar nga motra e saj modele, Kendall.