Kylie Jenner vajza më me fat në
botë,Ferrari 320,000$ për ditëlindje

Kylie Jenner vajza më me fat në<br />botë,Ferrari 320,000$ për ditëlindje
Kylie Jenner është vërtet një vajzë me fat! Vajza më e vogël e klanit Kardashian më në fund arritit moshën e shumëpritur të pjekurisë. Festa gjigande u organizua në restorantin The Nice Guy në Los Anxhelos për t’u zhvendosur më pas në klubin e natës Bootsy Bellows dhe me siguri do të mbahet mend gjatë.

Kjo jo vetëm për performancën e shkëlqyer të 18-vjeçares, ku ishte transformuar plotësisht me flokë bjonde dhe një fustan të shkurtër të veshur me diamante, por edhe për dhuratën e pabesueshme që mori nga i dashuri i saj 25-vjeçar, rreperi Tyga.

Ky i fundit i dhuroi ‘princeshës së festës’ një Ferrari 482 Italia të bardhë, me vlerë rreth 320 mijë dollarë e gjitha e mbështjellë me një fjongo gjigande.

Në festën e 18-vjetorit të Kylie nuk kishte si të mungonin të gjitha femrat e familjes Kardashian-Jenner përfshirë këtu edhe babain e saj Caitlyn Jenner, ndërsa u ndje mungesa e vëllait të saj të madh Rob Kardashian. 
FOTO



FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

139/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin