KZLN:Zëvendësimi i vazhdueshëm i
Komisionerëve mbetet shqetësuese

KZLN:Zëvendësimi i vazhdueshëm i<br />Komisionerëve mbetet shqetësuese
Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) paraqiti sot raportin e parë të ndërmjetëm në lidhje me zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015. Ky raport përmban analizën e të dhënave të mbledhura nga 90 vëzhguesit afatgjatë të stacionuar pranë 90 zonave të administrimit zgjedhor në të gjithë Shqipërinë.
 
“Siç jemi shprehur edhe më parë, KZLNDQ ka angazhuar 90 vëzhgues afat gjatë në 90 Zona të Administrimit Zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Vëzhguesit tanë të paanshëm dhe të trajnuar vëzhguan në bazë të një pyetësori të detajuar dhe dhanë informacione të rëndësishme. Ky raport përmban gjetjet dhe analizën për periudhën një javore nga data 6 qershor deri në 13 qershor”, tha Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së KZLNDQ-së.
 
Zëvendësimi i vazhdueshëm i Komisionerëve të KZAZ-ve mbetet shqetësuese. Gjatë 17 ditëve të para të Qershorit u zëvendësuan 79 komisionerë. Partia Socialiste (PS) ka bërë më shumë zëvendësime 47 në total, duke u ndjekur nga Partia Demokratike (PD) me 20 zëvendësime; Partia Republikane (PR) me 9 zëvendësime dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) me 3 zëvendësime.
 
“Ndryshimi i vazhdueshëm i komisionerëve, minon seriozisht procesin sepse komisionerët e rinj përshihen në punët e shumta për tu orgzanizuar nga KZAZ-ja vetëm pak ditë para Ditës së Zgjedhjeve”, tha Dhimtër Gjodede, Koordinatori vëzhguesve afagjatë dhe analist I KZLNDQ-së.

Partitë Politike vazhdojnë të pengojnë procesin duke vonuar listen me emrat e komisionerëve për Qendrat e Votimit (QV). Tridhjetëegjashtë (36) KZAZ nuk respektuan afatin ligjor të 1 Qershorit 2015, për të formuar komisionet e QV dhe 7 KZAZ deri në 13 qershor, akoma nuk e kanë përfunduar këtë proces. 
 
Partitë Politike gjithashtu kanë penguar procesin e ngritjes së grupeve të votimit (GV).
“Në njëzet (20) KZAZ, grupet e numërimit u ngriten pas afatit ligjor të 11 qershorit 2015, kryesisht pasi partitë politike i vonuan listat e emrave të numëruesve”, tha Ervis Sulejmani, analist pranë KZLNDQ .
 
Pamjaftueshmëria në buxhet dhe materiale vazhdon të mbetet gjithashtu një problem. KQZ ka caktuar një shumë fikse prej 15000 lekësh e cila është shpërndarë me vonesë. “Sipas komisionerëve të ZAZ-ve, kjo shumë nuk është e mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e KZAZ-ve, dhe pasi novojat variojnë nga ZAZ-ja në ZAZ në bazë të numrit të Qendrave të Votimit dhe specifikave gjeografike.”,  tha Dhimtër Gjodede, Koordinatori vëzhguesve afagjatë dhe analist pranë KZLNDQ-së.

Liderët e tre partive kryesore dominojnë podiumet duke eklipsuar kandidatët në garë, ndërsa anëtarët në listat për këshillat bashkiakë mbeten në hije dhe nuk promovohen aspak.

“Qytetarët kanë pak informacion mbi vendimmarrësit e ardhshëm të cilët do të hartojnë politikat e bashkive të tyre”, tha Ervis Sulejmani, analist pranë KZLNDQ-së.
 
Bashkë me Raportin e Dytë të Ndërmjetëm, KZLNDQ i prezantoi publikut fazën finale të përgatitjeve për vëzhgimin e Ditës së Zgjedhjeve.

“Qendra e Komunikimit dhe 35 operatorë marrin raportime përmes SMS-ve dhe telefonatave nga i gjithë vendi, bazuar në një simulim të aktiviteteve gjatë ditës së zgjedhjeve” tha Mirela  Arqimandriti, Lidere e Ekipit të Vëzhguesve Zgjedhor të KZLNDQ Election Observation Team Leader.
 
Simulimi i ditës së zgjedhjeve është niveli i tretë i testimit (pas testeve me shkrim dh eme gojë) që ka si qëllim për të kontrolluar gatishmërinë e vëzhguesve për të identifikuar shkelje dhe për ti raportuar ato Qendres, por gjithashtu për të testuar infrastrukturën e Call Center-it dhe bazës së të dhënave për mbledhjen e të dhënave.

Planin e komunikimit të KLZNDQ me publikun për Ditën e Zgjedhjeve të 21 Qershorit 2015 e gjeni të bashkangjitur kësaj deklarate për shtyp.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës