L'Express: Shqipëria është perla
e Ballkanit, vendi që duhet vizituar!
Rama: Lajm i mirë në prag sezoni turistik
“Shqipëria, perla e re e Ballkanit”. Kështu e ka cilësuar revista prestigjioze franceze L’Express vendin tonë në një artikull të përgatitur lidhur me vendet turistike që duhen vizituar në prag të sezonit turistik të verës, duke e renditur Shqipërinë në vendin e tretë në botë.
PARIS - “Shqipëria, perla e re e Ballkanit”. Kështu e ka cilësuar revista prestigjioze franceze L’Express vendin tonë në një artikull të përgatitur lidhur me vendet turistike që duhen vizituar në prag të sezonit turistik të verës, duke e renditur Shqipërinë në vendin e tretë në botë.
Në artikullin e saj, prestigjiozja L’Express thur elozhe për bukuritë dhe kulturën shqiptare, veçanërisht për bregdetin, çka bën që vendi ynë të jetë pas gadiishujve Peloponezë dhe kryeqytetit japonez të Tokios.
Siç thekson revista, në vendin tonë janë të mbledhura bashkë brigjet e bukura greke, liqenet dhe malet zvicerane, fshatra të mbrojtura nga UNESCO si dhe një histori mbi 2500 vjeçare me gjurmët e kulturës romake dhe asaj bizantine.
L’Express fton turistët të mos rrinë pa vizituar Shqipërinë, pasi krahas bukurive sfidon vendet e tjera turistike me çmimet ndër më të ulëtat në Evropë
“Plazhet të bukura si në Greqi, liqenet dhe malet si në Zvicër, fshatra gdhendur në listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, një histori e kombinuar për 2.500 vjet e romakëve dhe kultura bizantine, dhe çmimet më të ulët në Evropë: kjo bën që Shqipëria hyjë në renditje si një prej destinacioneve më të preferuara. Rreth 362 km bregdet përfundojnë duke u përballur me Korfuzin në jug, flirtojnë Puglia në anën tjetër të Adriatikut, një përfitim që kishin vetëm italianët, por jo për kohë të gjatë. Dy lidhje të reja direkte ajrore, dhe një periudhë prej më pak se tre orë nga Parisi, dhe hotele të reja butik me një dizajn të veçantë, e bëjnë këtë vend të vogël Ballkanik në 5 vendet e preferuara për pushime.” shkruan prestigjiozja L’Express.
Revista prestigjioze franceze i është bashkuar mediave të tjera ndërkombëtare të cilat kanë vlerësuar dhe sugjeruar Shqipërinë si një nga destinacionet më të mira turistike.
Rama: Lajm i mirë në prag të sezonit turistikKryeministri Edi Rama ka komentuar vlerësimin e bërë nga revista prestigjioze franceze L’Express, që e ka renditur vendin tonë të tretën në botë sa i përket destinacioneve turistike, duke e cilësuar edhe “Perla e re e Ballkanit”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama thekson se ky është një tjetër lajm i mirë për Shqipërinë, në një kohë kur jemi në prag të sezonit të ri turistik të verës.
“Një tjetër lajm i mirë për turizmin para sezonit: Shqipëria cilësohet 'Perla e re e Ballkanit' dhe renditet e treta në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015 nga revista prestigjoze franceze L'Express.” shkruan Rama
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3590
Lajme të tjera
-
Gazetarja tregon vrasjet makabër në Lushnje: Familjarët e të vrarëve kanë frikë të vijnë në gjykatë të dëshmojnë
25 Prill, 19:12
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë
25 Prill, 18:40
-
Bandat e Lushnjes/ GJKKO dënoi me burg përjetë Laert Haxhiun, Softa në 'Studio Live': Grupet kriminale shpesh kanë përfituar edhe tendera
25 Prill, 18:31
-
A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake
25 Prill, 18:31
-
Komisioni për Shëndetësinë/ PS miratoi planin pa opozitën, Vokshi: U shkel ligji
25 Prill, 18:30
-
Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës
25 Prill, 18:20
-
Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë
25 Prill, 17:54
-
Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia
25 Prill, 17:53
-
Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë
25 Prill, 17:26
-
Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik
25 Prill, 17:25