Tërmeti i fuqishëm që goditi Nepalin, ka shkaktuar krijimin e orteqeve të mëdha në malin Everest. Nga orteqet kanë humbur jetën 18 alpinistë të cilët po ngjiteshin në këtë mal, raporton BBC. Mali i Everestit është një nga më të preferuarit për alpinizëm për këtë arsye alpinistë nga e gjithë bota zgjedhin atë për të kaluar ditë e për tu ngjitur deri në majën e tij. Nga kjo katastrofë mësohet se janë rreth 60 turistë që po ngjiteshin në majën e Everestit, të cilët janë lënduar nga orteqet e shkaktuara nga tërmetetet.
/Shqiptarja.com
