L.Rama: 600 votues te shtuar ne 
Bashkine Vore, Prokuroria te hetoje!

L.Rama: 600 votues te shtuar ne <br />Bashkine Vore, Prokuroria te hetoje!
LSI i kërkon Prokurorisë dhe KQZ-së që të hetojë  manipulimet në listat zgjedhore për bashkinë Vorë.  Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i cili ka deklaruar se në lista figurojnë persona të cilët nuk janë banorë, apo nuk kanë lidhje me Vorën, por që janë regjistruar si votues.  

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së theksoi se janë transferuar nga qytete të ndryshme të vendit në Vorë rreth 580 qytetarë që nuk kanë asnjë lidhje me këtë bashki.

Më tej Rama tha se, ka një pjesë që janë punonjës të administratës së bashkisë që janë regjistruar si votues në Vorë bashkë me familjarët dhe të afërmit e tyre dhe një pjesë tjetër që janë transferuar si votues në Vorë pa dijeninë e tyre.

 “Ethet e garës elektorale, paniku i humbjes çon shumëkënd edhe në veprime të papërgjegjshme por në rastin konkret kemi të bëjmë me një veprim të organizuar kriminal në dëm të zgjedhjeve. Ka votues që nuk e dinë fare që figurojnë si votues në Vorë. Janë marrë nën kujdestari nga punonjës të bashkisë”, u shpreh ai. “Kemi të bëjmë me një skemë të pastër manipulimi dhe mashtrimi për të mbajtur në pushet një person që nuk e duan votuesit.”-  u shpreh Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së u shpreh gjithashtu se manipulimi i listës së votuesve është vetëm maja e ajsbergut të veprimeve për manipulimin e procesit zgjedhor të 21 qershorit.

Ai denoncoi se baxhanaku i kryetarit aktual të bashkisë, Fiqiri Ismaili po shpërndan miell në këmbim të blerjes së votës.

“Kjo është vetëm maja. Prej ditës së djeshme ka plasur mielli. Mes tyre që shpërndante mielli ishte edhe baxhanaku i kryetarit, që është edhe punonjës i presidencës”, u shpreh Rama.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete