Kjo është historia e Ergi Veliut, i cili pas studimeve jashtë vendit vendosi të kthehet në Shqipëri dhe sot punon në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit me kontratë 1-vjeçare.

Rastin e tij e solli sot në vëmendje ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, duke e cilësuar si një shembull konkret të të rinjve që po zgjedhin të kontribuojnë në vend.

Sipas Sallës, gjithçka nisi me një praktikë 3-mujore në AKU, që më pas u kthye në një mundësi punësimi si specialist në sigurinë ushqimore.

Vetë Veliu tregon se pas përfundimit të studimeve bachelor në nutricion dietik në SHBA, vendosi të rikthehej në Shqipëri për të ndërtuar karrierën këtu.

“Pranova të vazhdoja praktikën 3-mujore pranë AKU-së, ku u njoha nga afër me funksionimin e institucionit në fushën e sigurisë ushqimore. Pas përfundimit të praktikës m’u dha mundësia për të vazhduar me kontratë 1-vjeçare, përvojë që do të ndikojë ndjeshëm në rritjen time profesionale”, shprehet ai.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës u jep mundësi të rinjve që kanë përfunduar studimet “Bachelor” të angazhohen në institucione publike, me mundësi punësimi deri në 1 vit. Më pas, institucionet përzgjedhin kandidatët që do të vijojnë me kontratë, bazuar te performanca gjatë praktikës dhe nevojat konkrete. Sipas Ministrit Andis Salla,një praktikë e tilë ofron mundësi për të rinjtë që të kthehen e të sjellin vlerë në vend. 

 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 29/03/2026 19:35

    Iknibo legena me gkith propoganden tuaj te qelbur qe i ka dal boja

    Përgjigju
  • Karlo: 29/03/2026 17:06

    Na i kurseni mashtrimet në historitë e "suksesit". 48 mijë shqiptar morën paspoete evropiane në 2024 dhe ju po na mbushni mendjen SE Jane kthyer në vend

    Përgjigju
  • Soni: 29/03/2026 16:30

    Po o të keqen,mirë se të vijnë,por shpresoj që kur të shikoj realitetin shqiptar,o do përshtatet dhe ai me korrupsionin,ose do iki me vrap o pas 1viti,o pa mbush vitin se të bën vetë sistemi

    Përgjigju
  • Goni: 29/03/2026 15:22

    e the mire ,do ndikoje ne rritjen tende profesionale,nuk eshte se do ndryshosh ndonje gje ne ate sistem te korruptuar, pas nje viti do te te japin nje vend te mire pune dhe do te konvertohesh ne nje gjobaxhi si koleget.

    Përgjigju
  • Anxhelo: 28/03/2026 17:02

    Ata qe jan te punesuar me para cfar performance kane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Mars, 08:12

    Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?