La gazetarinë për t'u bërë udhërrëfyes në Berat, Isuf Braho: Jam në luftë me veten dhe ata që duan të më 'dëbojnë' nga atdheu

BERAT- I lindur dhe rritur në një qytet me tradita dhe histori, Isuf Braho ka çfarë të rrëfejë për vendlindjen dhe veten. Është diplomuar për gazetari, por ka ndjekur ëndrrën e tij të udhërrëfyesit diktuar dhe nga kushtet e tregut të punës. Një profesion i ri në Shqipëri, që ia vlen të investohesh tregon Isufi.

"Unë e dua shumë Beratin e Shqipërinë dhe se kam menduar ndonjëherë të largohem akoma më krenar që u tregoj këto vlera të huajve", tregon ai.

Prej 7 vitesh ka hapur një zyrë në rrugën "Kala" ku punon bashkë me miqtë që ndajnë të njëjtin pasion.

"Djemtë e guidave janë disa Isufi, Iliri, Visi, Alketi, Igi, një grup shoqëror që merremi me guida në Berat dhe bashkëpunim me Tiranën. Djem tëe rinj dhe të pasionuar pas vendit të tyre, që ndajmë të njëjtin pasion për t'i treguar vlerat e vendit tonë turistëve që vijnë nga anë të ndryshme të botës", tha ai.

Përpos kalasë turistët e huaj kërkojnë të eksplorojnë natyrën dhe të prekin aventurën.

"Dita nis herët në mëngjes me kontrollin e sistemit të rezervimeve që të mos harrosh ndonjë klient diku (qesh). Marrim klientët në hotel dhe nisemi për destinacione duke marrë pajisjet për hiking, not, etc". "Kemi guida ditore i marrim në Berat dhe i kthejmë sërish në Berat. Në varësi të kërkesave të klientëve i çojmë në destinacione të ndryshme, si Mali i Tomorit, Ujëvara e Sotirës, kanionet e Osumit, gjithashtu kantinat tona janë të mira ofrojnë verë shumë për klientët tonë. Destinacion i ri këtë vit do të jetë Vokopola", shprehet Braho.

Por cili është sekreti për t'u bërë një udhërrëfyes i suksesshëm?

"Klientët kryesisht mbeten të kënaqur për shkak të mikpritjes, ne qasemi më shumë si miq dhe ata ndjehen mirë. Mund të them se 30 për qind e klientelës vjen sipas asaj që thonë italianët "kalo fjalën", pra ambasadorët më të mirë janë klientët e kënaqur", shtoi ai.

Pas pandemisë duket se turizmi në Berat po merr sërish jetë.

"Pritshmëritë këtë vit duken të mira, është viti i rimëkëmbjes së turizmit, këtu fillon starti".  Vit pas viti turistët më të shumtë kanë qenë gjermanë dhe italianë, ndërsa këtë vit (në bazë të rezervimeve) pritet të jenë holandezët. Kryesisht të rinj në moshë që janë motivuar nga një emision i famshëm që zhvillua në Berat dhe Sarandë", tregon Braho.

30-vjeçari beratas Isuf Braho që la gazetarinë për turizmin ka një mesazh për bashkëmoshatarët.

"E para duhet të duash vendin tënd, e dyta përgatitja intelektuale dhe pozitiviteti. Ne kemi nevojë për të rinj ndaj mendoj se duhet ë rrinë këtu të rrisim më shumë ekonominë tonë. Vështirësitë janë të mëdha, por duhet të jemi në luftë me veten me ata që duan të na dëbojnë nga vendi", përfundon rrëfimin e tij Braho.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mendoni se do të favorizojë votimi i emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

John

Roma-Feyenoord, fishkëllima e fundit në fushën e Tiranës, festa e Romës! Mourinho shpërthen në lot