La Kombëtaren në baltë, kapiteni Mavraj kërkon falje: Ishte moment dobësie

La Kombëtaren në baltë, kapiteni Mavraj kërkon falje: Ishte moment dobësie

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj

Faktor i rëndësishëm për humbjen poshtëruese të Kombëtares kundër Skocisë ishte Mërgim Mavraj, kapiteni I cili në minutën e 22-t braktisi “anijën” duke bërë një gjest të pahijshëm e për pasojë duke u ndëshkuar me karton të kuq. Një gjest i cili ka bërë që shumë tifozë, por edhe opinionistë t’i kthehen kundër Mavrajt. Për këtë arsye mbrojtësi ka reaguar me anë të një statusi në “facebook” ku i kërkon falje të gjithëve.

E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim rrespektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra.

Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund tia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë ateherë mund të na mposhtë kushdo. Me rrespekt Mërgim Mavraj #kuqezi #albania”

Kapiteni  i Kombëtares, Mërgim Mavraj 

Postimi i kapitenit, Mergim Mavraj në rrjetin social "Facebook"

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit