La Liga nis në qershor, ndeshje çdo ditë të javës, një ekip nuk luan dy herë brenda 72 orëve

Federata Spanjolle e Futbollit ka hedhur një tjetër hap drejt rifillimit të La Liga-s falë takimit që ka mbajtur sot me qeverinë spanjolle, me të cilën ka arritur disa marrëveshje të rëndësishme edhe pse nuk ka ende një datë, por e sigurtë është që do të rinisë në qershor.

Drejtuesit prej disa ditësh po diskutonin mbi oraret e ndeshjes duke qenë se në Spanjë temperaturat në këtë stinë janë të larta. Gjithashtu një tjetër kërkesë e klubeve ishte që të mos luhej ditën e hënë, por kjo është hedhur poshte pasi ndeshje të La Liga-s do të ketë 7 ditë të javës.

Sakaq është vendosur që një ekip të mos luaj dy herë brenda 72 orëve pavarësisht se kalendari duhet të jetë shumë i ngjeshur. Gjithashtu për shkak të temperaturave është vendosur që në vendet ku është freskët të luhet në orën 20:00, ndërsa në vendet ku temperaturat janë shumë të larta të luhet në orën 23:00.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet