“Shumë italianë kanë zgjedhur anën tjetër të Adritaikut për të kaluar këtë vit pushimet, ndërtimet e reja dhe çmimet e ulëta. Janë ato që kanë tërhequr italianët, të cilët nga janari deri në korrik kanë qënë plot 182 mijë të tillë që kanë shkuar në Shqipëri, me një rritje prej 56% "shkruan prestigjiozja italiane.
“ 75% e klientëve tanë janë italianë, tregojnë pronarët e hoteleve vijnë në grupe nga Bari, Roam e Milano dhe ne përpiqemi që për hetelet me 4 yje të kemi çmime si 60-70 euro çifti.
“Një pjatë pasta me fruta deti e gjen 5 euro edhe pse jemi në kulmin e sezonit. Shqipëria reziston nuk i dihet për sa kohë. Ky vend ofron çmime loë cost, me ndërtime të reja dhe çmime të ulta, restorante peshku, plazhe si në parajsë. Jo vetëm. Prej kohësh edhe shëtitjet në mal dhe kalimet aventureske janë shumë të pëlqyera nga turistët të cilët shkojnë për të bërë rafting, të hidhen me parashutë”, citohet në artikull.
Nga janari deri në korrik 2017 prezenca e turistëve italianë në Shqipëri ka arritur në 182 mijë të tillë, rreth 56 për qind më shumë sesa një vit më parë.
Turistët nga Puglia duket se janë më të shumtët që kanë preferuar të kalojnë pushimet në brigjet shqiptare, vë në dukje shkrimi, duke pasur parasysh se dhe fluksin më të madh të lëvizjeve e mbart porti i Barit.
Në fund të shkrimit ‘La Repubblicca' e krahason vendin tonë me Malin e Zi dhe me Korfuzin.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com