Me ndihmën e Adri Mehmetit Amerika e drejtuar nga Maurizio Pochetino ka vendosur një rekord në ndeshjen miqësore kundër Kilit të përfunduar me shifrat 4-2.

Në duelin miqësor të 30 shtatorit, 11-shja që zbriti në fushë, ishte kombëtarja me moshën më të re në histori. Kundër Kilit mosha masatare e Amerikës ishte 23 vjeç e 1 muaj. Ndihmë të madhe për këtë rekord dha Adri Memhmeti, futbollisti 17-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili zgjodhi përfaqësuesen e drejtuar nga Pochetino para asaj të Shqipërisë.

Megjithatë Mehmeti ka ende mundësi të luajë me Shqipërinë. Për këtë e ndihmon rregullorja e FIFA-s, që nuk llogarit ndeshjet miqësore, ndërsa një futbollist mund të ndryshojë kombëtare nën moshën 21 vjeç nëse nuk ka bërë 4 ndeshje zyrtare me kombëtaren që largohet.

Mesfushori me origjinë nga Saranda është titullar i padiskutueshëm te Nju Jork në MLS. Në kampionat regjistron një gol dhe katër asistime.