Një temë e nxehtë dhe e shumë debatuar është ajo e fuqisë virale të Covid
Ndër të parët në Itali që tha se ‘Covid është "klinikisht i vdekur", ishte profesori Alberto Zangrillo. Pastaj presidenti i Institutit Italian të Shëndetit, Franco Locatelli e pranoi faktin duke thënë se "ngarkesa virale e koronavirusit tani është më e ulët".
Roberto Rigoli, drejtues i Mikrobiologjisë në Spitalin Treviso dhe nënkryetar kombëtar i mikrobiologëve është shprehur se në laboratorët ku përpunohen të dhënat e testeve, e dinë shumë mirë se nëse dikur për të gjetur infeksionin e koronavirusit duheshin djekur disa hapa, sot ekziston nevoja për të amplifikuar shumë gjenomin viral përpara se të mund të gjendet nga instrumentat virusi Covid.

"Kjo do të thotë - shpjegoi Rigoli - se në nazofaring ka një ngarkesë të ulët virale, e cila është e padëmshme.”
Kjo është edhe arsyeja pse Rajoni Veneto po teston një provë të re testimi të re dhe të shpejtë e prodhuar në Korenë e Jugut. Është një mjet inovativ, i cili në më pak se 10 minuta jep përgjigje mbi pozitivitetin e mundshëm ndaj koronavirusit. Është e ndryshme nga testet serologjike, pasi nuk zbulon antitrupa por prezencën aktuale të virusit.
Roberto Rigoli u shpreh gjithashtu se "Shkalla e ndjeshmërisë është më pak e lartë në këtë lloj testimi në krahasim me testet laboratorike, por kjo mund të jetë një avantazh: identifikohen vetëm pozitivë të vërtetë, domethënë, me një ngarkesë mjaft të lartë virale: njerëz që mund të sëmuren dhe të transmetojnë infeksionin."
Ndërkohë, prototipe të reja të ngjashme me atë të prodhuar në Korenë e Jugut do të shfaqen në treg, duke ulur kështu koston më tej. Testi i ri kushton 12 euro kundrejt 18 të tamponit. Kur duhet të bësh mijëra testime, disa euro bëjnë ndryshimin…
/Shqiptarja.comKomente

