Laboratori në Has/ Itinerari i opiumit Afganistan-Kosovë-Shqipëri, banorët të habitur: S'kishim dëgjuar kurrë

HAS - 24 orë pas zbulimit të laboratorit të heroinës, Njësia Operacionale e Policisë së Shtetit, "Forca e Ligjit" është larguar nga fshati Bërnog i Hasit. Krahas 5 të arrestuarve, nga të cilët të identifikuar janë Xhevit Shuti, djalin e tij të mitur A.Shuti, Mustafë Shutin, babai i Xhevit Shutit si dhe efektivin e zjarrfikëses, Flamur Çela, policia është në kërkim edhe të 5 personave të tjerë, pasi dyshohet për një rrjet trafiku ndërkombëtar. I arrestuar është edhe A.Hoxha, por nuk dihet ende se cila është lidhja e tij me këtë ngjarje. Daja i Xhevit Shutit i cili mbërriti në këtë fshat një ditë pas operacionit, është shprehur se nuk kishte pasur dijeni për atë që bënte nipi i tij.

Nuk di asgjë. Ne nuk dimë asgjë. 

Daja i Xhevit Shutit

Foto nga vendi i ngjarjes

Por cila ishte linja e këtij trafiku?

Hetuesit kanë mundur të zbulojnë se përzierësit e heroinës, heroina e përgatirur dhe një sasi opiumi kanë hyrë në territorin shqiptarë nga Kosova. Ato kanë origjinë Afganistanin dhe në rrugë tokësore nëpërmjet Turqisë kanë mbërritur deri në Kosovë e më pas në pikën e kalimit kufitar Morinë kanë mbërritur deri në banesën e familjes Shuti në Bregovë të Hasit.

Janë këto pamjet ku 24 orë pas operacionit na banesën e shutëve qëndron në oborr një fuoristradë në pronësi të tyre janë disa rroba të nderura dhe pjesë e familjes është bërë edhe ky polic që ruan magazinën e parë e cila ishte laboratori përpunimit të heroinës. Ndërsa këto doreza dhe kjo maskë kundër gaz është përdorur nga agjentët që ndërhynë këtu për të arrestuar nga flagrancë Xhevit shutin djalin e tij dhe babain Mustafa Shuti.

Nga peshimi ka rezultuar se sasia është mbi 250 kg heroinë dhe përzierës të cilat janë duke u analizuar në laboratorin e policisë shkencore. Pritet që të dielën në mesditë në gjykatën e Kukësit t'i komunikohet masa e sigurisë të ndaluarve ndërsa javën e ardhshme kjo dosje do të kalojë tek krimet e rënda. Ky është i vetmi imazh deri më tani se çfarë mbante brenda ky kapanon në të cilin mësynë forcat e policisë. 

Mesditën e djeshme në periferi të Hasit u zbulua një laborator i përpunimit të heroinës, ku në prangat e policisë ranë pesë persona. Dosja do transferohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për shkak se dyshohet për një rrjet trafiku ndërkombëtar heroine e cila vinte nga Lindja, përpunohej në laboratorin e Hasit dhe më pas trafikohej drejt vendeve të perëndimit. Heroina vjen nga Afganistani dhe përmes Turqisë vjen në Kosovë e më pas në Shqipëri, ku edhe përpunohet për t'u trafikuar më pas përmes Portit të Durrësit drejt vendeve europiane. 

Hetimet kanë nisur disa javë më parë dhe laboratori i përpunimit të heroinës është mbajtur në vëzhgim nga policia ditët e fundit. Familja Shuti është mbajtur në monitorim, por besohet se ata nuk janë kryesorët në këtë trafik, por janë grupe të tjera të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të heroinës. Fshati Bërnog nuk njihet për histori kultivimi të lëndëve narkotike kanabis.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur