Laboratori i heroinës, Report TV rikthehet në Has, banorët: Në fshat vinin shumë makina me targa të huaja

Report TV ka qenë sërish sot në fshatin Brenog të Hasit, aty ku 3 ditë më parë policia dhe agjencitë e huaja zbuluan laboratorin e heroinës që prodhohej me opiumin që vinte nga Afganistani. Në fshatin e vogël, disa kilometra larg Hasit, qetësia është rikthyer sërish dhe forcat speciale janë larguar nga zona.

Në magazinat ku gjet heroina dhe opiumi qëndron vetëm një patrullë, e cila ruan vendin ku ishte laboratori. Banorët e këtij fshatit tregohen të rezervuar para mediave, por jashtë kamerave thonë se nuk kanë parë asgjë të dyshimtë.

Një prej fqinjëve shprehet se deri sa policia ndërhyri ata nuk kishin vënë re lëvizje të dyshimta, e jo më që të kishin vërejtur se në fshatin e tyre të ishte ndërtuar një laborator që prodhonte heroinë, e cila më pas trafikohej drejt Europës.

Ndërsa për Mustaf Shutin, pronari i objektit ku u gjet laboratori, fqinji shprehet se nuk e njohin për njeri problematik dhe familja e tyre ka qenë e rregullt dhe e njohur në të gjithë zonën.

Mund të jetë rastësia dhe ai ka mbetur dhe nuk ka se çfarë bën. Nuk ka qenë konfliktor, as ai, as familja. Për ne, nuk jemi më thënë as kështu dhe as ashtu, pasi ka qenë terreni se kemi qenë të larguar. Nuk kemi ditur asgjë.

A kishte lëvizje, a vinin makina? Makinat e huaja nuk bien në sy, pasi kanë edhe të tjerë, të Hasit dhe të Kukësit që ka shumë miq që vijnë me makina me targa të huaja. Sepse bëj gabim unë, çfarë pune ka fshati, që ta kontrollosh, duke ia shkel të drejtat me të dyja këmbët.

Banor i fshatit në Has

Nga familja Shuti, policia ka arrestuar Xhavit Shutin, Anila Shutin dhe Mustafa Shutim si pjesë e organizatës që prodhonte heroinën dhe përshtatjen e ambienteve për laborator. Tre anëtarët e familjes shyti si dhe dy të arrestuarit e tjerë Flamur Cela dhe Vehbi Bushati do të dalin nesër para togave të zeza në Kukës për tu njohur me masën e sigurisë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur