Laboratori i drogës në Frakull/ Report Tv siguron dosjen e plotë! Porositësi i 430 kg kokainë, njihej si 'Sheiku'! Viktor Çervanaku: Ka marrë djali 'pleh' shumë të mirë!

TIRANË- Nikolin Gjolena, i njohur Niko Lushnjari, cilësohet nga SPAK  si personi kyç i trafikimit të 430 kg kokainë nga Kolumbia në Frakull të madhe të Fierit. Report Tv ka mundur të sigurojë materialin e plotë që Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në gjykatë për caktimin e  masave te sigurisë për 10 të të arrestuarit, ku ka zbardhur rolin e secilit prej tyre  shoqëruar edhe me përgjime ambientale dhe telefonike.

Në një  komunikim i datës 16 gusht 2022, ndërmjet personit nën hetim  Denilson Çervanaku  dhe të fejuarës së tij  Enxhi Ferhati, edhe kjo e arrestuar. Enxhi porositet në lidhje me përgatitjen e një teksti për dërguesit e ngarkesës, me qëllim për t’ua shpjeguar atyre në Kolumbi, në mënyrë të hollësishme gjithë situatën që ju kishte lindur në Mal të Zi, pasi nuk ju lejohej që të futej ngarkesa për Shqipëri nëse nuk pajisej me dokumentacioni rreth origjinës së mallit të porositur. Nikolin Gjolena kishte lënë porosi dërgimin e e-maileve, ndonëse ka marrë vetë përsipër që më parë t’i dërgonte këto e-maile.

“Në këto kushte thuhet ne dosje konkludojmë për rolin e organizatorit të Nikos në këtë aktivitet të paligjshëm, pasi ai është personi i cili koordinon veprimet dhe me personat në Kolumbi, apo personat e tjerë që bashkëpunëtorët e tij do kontaktojnë”, thuhet në dosje.

Ndërsa në një tjetër komunikim   ë tyre të datës  29 nëntor të vitit 2022  del në pah fakti se Nikolin Gjolena i cili  kthehej në Shqipëri nga jashtë vendit, dhe ky i fundit është personi që do vendosë momentin se kur do të fillojë "puna" për ekstraktimin e lëndës narkotike. Gjithashtu, Gjolena  është  edhe personi që do sillte  në Shqipëri dhe kimistin me origjinë kolumbiane.  Në dosje thuhet se “Nga bisedat mes Sonit dhe Enxhit rezulton se ata janë të lumtur pasi në ora dhjetë në aeroport vjen Lushi (Nikolin Gjolena), dhe me ardhjen e tij do fillojnë punën për ekstraktimin e lëndës narkotike, megjithëse akoma nuk kanë ardhur kimistët që do mundësojnë një proces të tillë.

A: Bebi në orën 10-te do iki në aeroport.
B: Vjen Lushi!!!
A: Pooo! Hohohooo
B: Hahhaha Sot?
A: Po.
B: Shyqyr
A: Shyqyr. Te dua.
B.... Ky është lajm i mirë?
A: Poo
B: Shyqyr më behet qejfi për ty beb.
A: Është lajm i mire se do fillojmë nëpu (punë)
B: Po nëpu ka fillu me kohë more ca më thua.
A: Do filloj nëpu tamam nëpu
B: Po s'kanë ardhur akoma ato mo beb.

Në përgjime përmendet edhe Zenel Çervanakun që është edhe porositësi i kokainës. Ai njihet nga të tjerët si ‘sheiku’ dhe nga bisedat e bëra rezulton se ai nuk ka dashur që të jetë i pranishëm gjatë procesit të inspektimit dhe marrjes së sasisë së lëndës për verifikim/ekstraktim.

B: Pse jeni nis kaq herët mor Beb.
A: Po atëherë më thane të nisesha dhe atëherë u nisa
B: Mire po atë pse e keni marre me vete ‘Sheikun’.
B: Pronarin pse e keni marrë me vete.
A: Po ai do rri aty në fshat mi jeta ime.
B: Ehe. Se keni marre për punën e keni marrë thjesht që ta ktheni ne shpi.
A: Po jo mo do rri anej ai. Car, ca l..sh pune. Car do bëj me puneë ai
B: E pra prandaj u cudita se nuk më duket ide e mire ta shofi njeri atë.

Zyrtari socialist Viktor Çervanaku me bashkëbiseduesin Fredi, ka dalë në përgjime ku i tregon se djali, Denilson ka marrë një “pleh” shumë të mirë, referuar këtu për drogën.

A: Kam marrrë një maune me pleh edhe do ta bëjmë atë analizën e plehut;
B: Kujt plehut?
A: Po ka prurë çuni një maune me pleh nga jashtë. (...) Për ullinj, ta shesi, është plehu mirë, është kështu fertilizant Fredi, pleh shumë i mirë, është me shumë komponent, shumë i mirë.
B: Ça thua ore? I madh je! Hahaha.

Në burg është ish krykomunari Viktor Cervanaku bashkë me vëllanë, djalin e të fejuarën, dhe një grup bashkëpunëtorësh. Me ndërhyrjen e DEA-s amerikane, u zbulua në Mal të Zi se në 24 ton pleh organik që ishte porositur në Kolumbi nga Cervanaku, ishte fshehur kokainë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:04
Tentativa për të grabitur 430 kg kokainë në Frakull të Madhe? Djali i Viktor Cervanaku: Qëlluam nja 2 herë në ajër për zhurmë

1669385562_finalprojekt.00095519.Still002.jpg

Në një kohë kur droga qëndronte në Frakull të madhe, Denilson Cervanaku flet edhe për një tentativë grabitjeje të sasisë së kokainë, për këtë i tregon të dashurës së tij, se i është dashur që të qëllojnë në ajër, por nuk jep shumë detaje.

B: Po ndoshta ata kane dashe me e grabit, ndoshta
A: Kush ata?
B. Ta shpjegon bebi kur te vij ne shtepi.
A: Car do besh tani?
B: Do nisemi per andej, dhe qelluam nja dy here ne ajer per zhurme aq
A: Beb pomik beni mire la coni ne vend tjeter
B: Po jo se neser, pasneser do e ndajme si muhabet, se do e pershpejtojme.

Ora 15:54
Porositësi i 430 kg kokainë, Zenel Çervanaku thërritej ‘Sheiku’! Djali i zyrtarit të PS: Pse e keni sjellë pronarin këtu?

1669906513_16694543131669381451finalprojekt.00274623.Still004.jpgZenel Çervanakun që është edhe porositësi i kokainës, thirrej nga të tjerët si ‘sheiku’ dhe nga bisedat e bëra rezulton se ai nuk ka dashur që të jetë i pranishëm gjatë procesit të inspektimit dhe marrjes së sasisë së lëndës për verifikim/ekstraktim.

B: Pse jeni nis kaq heret mor Beb. Po atehere me thane te nisesha dhe atehere u nisa
B: Mire po ate pse e keni marre me vete Sheikun.
B: Pronarin pse e keni marre me vete.
A: Po ai do rri aty ne fshat mi jeta ime.
B: Ehe. Se keni marre per punen e keni marre thjesht qe ta ktheni ne shpi. A: Po jo mo do rri anej ai. Car, ca l..sh pune. Car do bej me punen al
B: E pra prandej u cudita se nuk me duket ide e mire ta shofi njeri ate.
Bisede pa interes nga (00:01:08-00:03:30)
A: Ee.
B:Beb (Soni). Po Lushi te ktheu pergjigje per ate imelin, se si kemi kthyer.
A: (NAIN).Akoma.
B: Ata presin pergjigje.
A: Po mire le te presin dhe ca, s'ka gje.
B: Okej. Ju e dini.

Ora 15:45
Laboratori i kokainës në Fier/ Denilson Çervanaku: Beb po vjen Lushi! E fejuara: Të dua, do fillojnë nëpu (puna) tani?

1669835581_1669314006page.jpg

Nga bisedat e përgjuara një rol të rëndësishëm kanë luajtur Enxhi Ferhati dhe i fejuari i saj, Denilson Çervanaku, djali i zyrtarit socialist Viktor Çervanaku. Në bisedën e përgjuar në datën 26.09.2022 ora 16:00:36 është momenti kur ata mësojnë se do të mbërrijnë në aeroport, Nikolin Gjolena dhe me ardhjen e tij do fillojnë punën për ekstraktimin e lëndës narkotike, megjithëse akoma nuk kanë ardhur kimistët (dyshohet nga hetimi se janë shtetas kolumbiane) që do mundësinë një proces të tillë.

A: Bebi ne oren 10-te do iki ne aeroport.
B: Vjen Lushi!!!
A: Pooo! Hohohooo
B: Hahhaha Sot?
A: Po.
B:Shyqyr.
A: Shyqyr. Te dua
B.... Ky eshte lajm i mire?
A: Poo
B: Shyqyr me behet qejfi per ty beb.
A. Eshte lajm i mire se do fillojm NEPU
B: Po NEPU ka fillu me kohe more ca me thua.
A. Do filloj NEPU tamam NEPU
B: Po s'kane ardhur akoma ato mo beb.

Ora 15:30
Si e ‘shiste’ zyrtari socialist drogën që kishte sjellë djali: Kam marr ‘pleh’ shumë të mirë, me shumë komponent! Fredi: Ça thua ore? I madh je

1669313939_Screenshot1.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report Tv është biseda midis zyrtarit socialist Viktor Çervanaku me bashkëbiseduesin Fredi, ku i tregon se djali, Denilson ka marrë një “pleh” shumë të mirë, referuar këtu për drogën.

A: Kam marrrë një maune me pleh edhe do ta bëjmë atë analizën e plehut;
B: Kujt plehut?
A: Po ka prurë çuni një maune me pleh nga jashtë. B: Ou? Për ça e con ai, për ça e përdor çuni?
A: E do i bëjmë analizën
B: Aaa ta shesi!!
A: Për ullinj, ta shesi, është plehu mirë, është kështu fertilizant Fredi, pleh shumë i mirë, është me shumë komponent, shumë i mirë.
B: Ça thua ore? I madh je! Hahaha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet