Djegia e dy ditëve më parë në laboratorin kriminalistik, konsiderohet e qëllimshme nga Partia Demokratike. Përmes një deklarate, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj tha se përpjekja e policisë për të fshur ngjarjen, shton më shumë dyshimet se akti ka qenë i qëllimshëm për të favorizuar bandat.
Sipas PD-së pas shkrumbimit të provave brenda laboratorit të të kriminalistikës, qëndron ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
“Është ironi therëse që Tahiri është zhvendosur këto ditë me zyrë pikërisht pranë laboratorit kriminalistik në Gardën e Republikës. Dhe pikërisht tani ndodh dhe zjarri dhe dëmtimi i provave. Prokuroria duhet të bëjë nje hetim të shpejtë dhe serioz për këtë krim,” tha Alibeaj.
Deklarata e plotë e Enkeled Alibeaj
Provat për disa trafikantë të drogës dhe vetë lënda narkotike janë djegur dy ditë më parë në laboratorin kriminalistik dhe përpjekja e policisë për të fshehur ngjarjen e për të mos bërë transparencë shton edhe më shumë dyshimet se akti ka qënë i qëllimshëm për të favorizuar bandat. Të dhënat tregojnë se nga zjarri janë zhdukur provat për 15 të arrestuar për trafik droge.
Favorizimi i bandave të drogës është specialiteti i Saimir Tahirit, dhe pas shkrumbimit të këtyre dokumentave qëndron ministri i brendshëm. Njësoj siç qëndron Saimir Tahiri pas habilajve dhe grupit më të rrezikshëm të drogës në Fier e në Vlorë, të cilët nuk i heton dot askush.
Një denoncim me prova e me fakte i oficerit Zagani. Siç qëndron Saimir Tahiri pas trafikantëve biznesmenë të drogës në Durrës, të ndaluar nga shërbimet partnere, para të cilëve shfajësohet duket u thënë se: “nuk e keni prej meje”.
Biseda të dokumentuara nga partnerët.
Siç qëndron Saimir Tahiri pas çdo dekonspirimi që u bëhet aksioneve anti-drogë në vend. Ai qëndron pas dy drejtorëve të Policisë në Korcë e në Gjirokastër, të kapur e të dokumentuar nga shërbimet partnere si të implikuar në trafikun e drogës.
Dhe Saimir Tahiri qëndron pas parcelave me hashash që kanë mbushur vendin e që ruhen me njerëz të armatosur.
Eshtë ironi therëse që Tahiri është zhvendosur këto ditë me zyrë pikërisht pranë laboratorit kriminalistik në Gardën e Republikës. Dhe pikërisht tani ndodh dhe zjarri dhe dëmtimi i provave. Prokuroria duhet të bëjë nje hetim të shpejtë dhe serioz për këtë krim.
Saimir Tahiri mund të jetë krenaria e Ramës për shtetin e korruptuar dhe kriminal që ka ngritur, por duhet të largohet menjëherë nga detyra, për të çliruar vendin nga droga e trafikantët, për ti hapur rrugën drejtësisë.
Redaksia Online
(U.S/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO