LAÇ – Një 29-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëqëlluar me kallash, ndërsa për të finalizuar këtë mision ai ka përzgjedhur një vënd të shejntë, sië është Kisha e Shna Ndout në Lac.

Dorjan Fezaj banues në qytetin e Lacit, pasi ka shkuar në ambjentet e kishës së Shna Ndout dhe me një armë zjarri tip automatik ka qëlluar në drejtim të vetes, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Blutë e Kurbinit janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. Mister mbeten ende motivet që cuan 29 vjecarin të kryente vetvrasje.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)