LAÇ- Një 27 vjeçar është ndaluar ndërsa 3 te tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Lezhës pasi akuzohen për korrupsion pasiv në pikën e kontrollit teknik të makinave në degën e Laçit.
Ndalimi i 27 vjeçarit Elvis Thanasi dhe shpallja në kërkim e të tjerëve është bër pasi këta të 4-ërt në bashkëpunim me njëri tjetrin u merrnin qytetarëve një vlerë 4 mijë lek në këmbim të çertifikatës së kontrollit teknik (SGS ALBANIA) në Laç për automjetin e tyre.
Mbi ta rëndon akuza shpërdorim detyre në sektorin privat dhe korrupsion pasiv
Për këta persona ka nisur procedimi penal pas denoncimit në emisionin investigativ "Fiks Fare'" të disa veprime korruptive të punonjësve të Degës së Shoqërisë së Kontrollit teknik të automjeteve “SGS Albania”, Laç.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com