LAC – Një tentativë grabitjeje e armatosur e një pike të grumbullimit të skrapit në Mamurras është finalizuar me plagosjen e një magazinieri.
Mësohet se i plagosur është Gëzim Mehmeti, 55 vjeç,i cili ka kundërshtuar grabitjen e materialeve te hekurit në pikën e grumbullimit të skrapit ku punonte nga dy të rinj të armatosur.
Dy agresorët kanë qëlluar me kallash në drejtim të tij dhe janë larguar me një makinë të cilën më pas e kanë djegur.
55-vjeçari është plagosur në këmbë ndërsa është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak ku ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.
Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO