Superliga/ Laçi ‘buzë greminës’, Dinamo e mposht 2-1 dhe merr kreun! Sot dy ndeshje në program

Superliga/ Laçi ‘buzë greminës’, Dinamo e mposht 2-1 dhe merr kreun! Sot dy ndeshje në program

Festa e Dinamos

Superliga shqiptare e futbollit nisi të premte raundin e tetë. Në ‘Elbasan Arena’ Dinamo e Ilir Dajës mposhti 2-1 Laçin mes rrebeshit, teksa kurbinasit vijojnë mos shijojnë fitoren e parë këtë sezon, duke rrezikuar vërtet qëndrimin në elitë nëse nuk ndryshojnë qasje në kampionat.

Ndeshja u zhbllokua pas 22 minutave me golin e Itodos për Dinamon, ndërsa në pjesën e dytë ishte Zabërgja që falë shpejtësisë së tij la pas mbrojtësit dhe përballë Dajsinanit nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Goli i vetëm për miqtë u shënua nga Kurti në shtesën e shtatë të ndeshjes, ndërsa nuk kishte më kohë për një pikë. Me këtë sukses Dinamo e sheh veten në krye të Superligës, të paktën përkohësisht, duke pasur 14 pikë.

Ndërkohë Laçi me vetëm tre pikë ndodhet në fundin e ftohtë, duke qenë skuadra e vetme që ende nuk e ka shijuar fitoren në elitën e futbollit shqiptar.

Superliga, raundi 8-të ora 19:00 :

E premte, 4 tetor 2024

Dinamo 2-1 Laçi

E shtunë, 5 tetor

Partizani - Bylis

Skënderbeu - Egnatia

E diel, 5 tetor

Teuta - Tirana

Vllaznia - AF Elbasani

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:05
Edlir Tetova me mungesa në Korçë, trajneri i Egnatias: Luhatjet janë normale, pres ndeshje të bukur

Skënderbeu dhe Egnatia luajnë sot në orën 19:00 për javën e tetë në Superligë. Në prag të ndeshjes kundër korçarëve, trajneri i Egnatias kërkon që ekipi të lërë pas humbjen e fundit me Partizanin.

Edlir Tetova vuan nga mungesat, por në Korçë pret një ndeshje të bukur nga kampionët në fuqi të Superligës.

“Lamë pas një javë me shumë dëmtime. Është rikthyer Dylisse, por na mungon Ahmetaj në mesfushë dhe prapë jemi me 3 mungesa. Megjithatë lojtarët që kanë zënë vendet e tyre, janë të gatshëm dhe të bërë më të mirën.

Mendoj se kampionati i kaluar i përket së shkuarës. Na pret një ndeshje e vështirë, por edhe e bukur, sepse Skënderbeu është një skuadër që të lejon të luash futboll.

Humbja? Ishte vetëm një ndeshje ndaj Partizanit, janë edhe tri të tjera për t’u luajtur. Sigurisht e kemi analizuar ndeshjen për të nxjerrë gabimet, por siç e thashë, ndikuan mungesat. Luhatjet janë normale, për shkak të organikës.

Nga janari i vitit të kaluar, deri tani janë shumë ndryshime. Prurjet janë efektive, por mendoj se do të vijnë në formën që duhet, sepse kampionati është i gjatë”, deklaroi Tetova.

Pas javës së shtatë Egnatia ka 11 pikë për vendin e pestë, teksa Skënderbeu mban vendin e tetë me shtatë pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti