Mbyllet pa gola gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë, mes Laçit dhe Kukësit. Pavarësisht se në radhët e dy skuadrave luajnë dy goleadorë të kampionatit shqiptar, Rexhinaldo dhe Guri, rrjetat kanë mbetur të paarritshme për ta.
Një barazim me përpjekje më të shumta të bardhezinjve të Mezanit, por që ka kurorëzuar vendosjen mjaft të mirë të miqve, të cilët në prapavijë kanë qenë të pakalueshëm. Një hap drejt finales për të besuarit e Pacult, që do ta luajnë kthimin në shtëpi, pas dy javësh, edhe pse gjithçka rinis nga “zeroja”.
Laçi-Kukësi 0-0
Laçi: Vata, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lulaj, Eskerda (Lushkja 76’), Kallaku, Nika (Xhixha 80’), Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani.
Kukësi: Koliçi, Zderic, Shameti, Hoxha, Rumbullaku, Musolli, Dzaria (Balde 78’), Idrizi, Shkodra (Imami 63’), Kale (Et’hemi 85′), Guri. Trajner: Peter Pacult.
Gjyqtarë: Andi Koçi, Ermal Barushi, Fatmir Lama, Klodian Shahini, Indrit Myrtja
Kartonë të verdhë: Shtubina 42’, Lulaj 72’ / Guri 38, Musolli 42’, Idrizi 67’
Komento