Ajo ka veshur kostumin e luftëtarëve japonezë Samurai me kardigan të gjatë në ngjyrë të kuqe dhe jelekun poshtë saj në ngjyrë floriri.
Këngëtarja ka preferuar make-up me qepalla me ton të zi të rënduar dhe vetulla të bardha, ndërsa për look-un ka zgjedhur baluke të shkurtra me flokë të gjata në ngjyrë të zezë.
Këngëtarja ka rrezikuar me këtë kostum të saj pasi mund të keqkuptohej nga qytetarët e Spanjës si ofendim.
Diçka e tillë i ka ndodhur këngëtares Katy Perry e cila vitin e kaluar ka performuar e veshur si geisha në American Music Awards duke përfunduar e kritikuar për racizëm.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)