Lady Gaga ka bërë një dalje të veçantë në Spanjë tek sa bëhej gati për ta lënë pas performancës së radhës në turneun Artpop.

Ajo ka veshur kostumin e luftëtarëve japonezë Samurai me kardigan të gjatë në ngjyrë të kuqe dhe jelekun poshtë saj në ngjyrë floriri.

Këngëtarja ka preferuar make-up me qepalla me ton të zi të rënduar dhe vetulla të bardha, ndërsa për look-un ka zgjedhur baluke të shkurtra me flokë të gjata në ngjyrë të zezë.



Këngëtarja ka rrezikuar me këtë kostum të saj pasi mund të keqkuptohej nga qytetarët e Spanjës si ofendim.

Diçka e tillë i ka ndodhur këngëtares Katy Perry e cila vitin e kaluar ka performuar e veshur si geisha në American Music Awards duke përfunduar e kritikuar për racizëm.



Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

1/2