29-vjeçarja do të 'ndryshojë prefiks' në muajin Mars dhe mes të tjerash dha një mesazh frymëzues për të gjitha femrat e moshës së saj, që tentojnë të fshehin vitet duke tentuar t'i ngjasojnë vajzave më të reja në moshë.
"Dua t'i tregoj femrave [në muzikë] që nuk kanë pse ndjekin ritmin e 19 dhe 21-vjeçareve për të nxjerrë hite. Femrat në muzikë mendojnë se duhet të shesin gjithçka që të bëhen yje. Eshtë e dhimbshme. Unë dua të shpërthej në të 30-at e mia."
Lady Gaga rrëfeu edhe për ditët e vështira që ka kaluar duke menduar të heqë dorë nga karriera e saj, por me ndihmën dhe mbështetjen e njerëzve të duhur, ia doli të rikthehet më e sigurtë se asnjëherë më parë.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)