Lady Gaga është shfaqur në New York me Look të ri.

Këngëtarja kishte prerë flokët në pjesën e pasme të kokës duke lënë vetëm qimet e shkurtra tip “mashkull”.

Gaga kishte vënë një palë bizhu të mëdha ngjyrë argjent, varëse, vëthë dhe byzylyk.

lady gaga

Ylli i fashionit kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza dhe gjithë pjesa tjetër ishte tyl i zi që i tregonte madje edhe tatuazhin në shpatull.

Shoqëruesi i saj i nderit ishte qeni i preferuar bulldog i quajtur Asia.

Lady Gaga kishte nxjerrë nudo edhe gjoksin, ndërsa pjesën tjetër të flokëve i kishte mbledhur top mbi kokë.

Kjo shfaqje e saj është quajtur nga mediat e huaja si “stili i mamasë” dhe look princeshe e Bollywoodit.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)