PIZA, Itali – Ëshë 9 vjeç dhe ka qëkur ka lindur që nuk shikon. Por kjo nuk e pengon Laghat, ky është emri i kalit, që të fitojë në pistë. Deri tani ka fituar 19 gara në 5 vjet dhe ka një seri të gjatë pozicionimesh të mira.

Ai jeton në një kasolle në parkun e San Rossore, në Piza, ku dhe stërvitet. Pronari i tij, Federico De Paola, ka thënë në një intervistë për të përditëshmen Il Tirreno se kali nuk ka asnjë problem që të qëndrojë në grup dhe që të evitojë kontaktet me të tjerë.

“Duhet ende të kuptoj se si kjo është e mundur – thotë De Paola që është edhe kalorësi – por mund të them se nuk kam pasur asnjëherë probleme që ta komandoj, edhe në gara tepër të populluara, me 16-18 garues. Reagon shumë mirë ndaj komandës, gjithmonë”.

(im/shqiptarja.com)