Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit evropian për dialog, Miroslav Lajçak do vizitojë javën tjetër Kosovën dhe Serbinë, bëjnë të ditur burimet diplomatike në Bruksel, cituar nga mediat kosovare.
Lajçak do jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Qëllimi i vizitës, siç u tha në BE, ka të bëjë me uljen e tensioneve në veri të vendit dhe angazhimeve për implementimin e kërkesave të shfaqura në takimet ne Moldavi kur u kërkua nga autoritetet e Prishtinës që të organizojnë zgjedhje të reja lokale për komunat e veriut, raporton RTKlive.
Kjo kërkesë doli gjatë takimit të 1 qershorit që presidentja e vendit, Vjosa Osmani zhvilloi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Ky takim u zhvillua në margjinat e Samiti të Bashkësisë Politike Evropiane. Të njëjtën kërkesë e ka përkrahur edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell i cili ka parashtruar tri kërkesa konkrete ndaj Prishtinës zyrtare: mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. ‘Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, ka porositur Borell në Twitter.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri, Lajçak e Escobar javën tjetër në Kosovë! PE kërkon para ligjit sulmuesit e ushtarëve të KFOR! Vuçiç: Pres propozimin e Perëndimit
S.G/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.5%
-
Keq
61.2%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1130
Lajme të tjera
-
7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët
26 Prill, 10:49
-
Mero Baze: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni për tu faktorizuar Albini
25 Prill, 21:03
-
Rritet presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit
25 Prill, 15:58
-
A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?
25 Prill, 13:55
-
Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje
25 Prill, 13:19
-
Heqja e dinarit serb, nis në Bruksel takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë
25 Prill, 12:43
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit
24 Prill, 20:50
-
‘Veçantizmi’, gropa në të cilën po zhytet Serbia
24 Prill, 09:56
-
Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës
23 Prill, 22:58
-
Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
23 Prill, 18:59
-
Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?
23 Prill, 18:35