Situata në veriun e Kosovës ka qenë temë debate edhe në selinë e NATO-s sot (13 qershor 2023) kur ambasadori Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor takoi zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoană
“Selia e NATO-s, KFOR-i, aleatët si dhe Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja kanë qenë të palodhura në përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për t'i sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve, në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Beogradi dhe Prishtina”, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, thuhet në njoftimin zyrtar.
Geoana rikujtoi se -“NATO ka qenë e përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor për dekada”
“Misioni ynë i KFOR-it në terren, me mbi 4 mijë trupa është demonstrimi më i fortë i këtij angazhimi, tha ai”
Më tej shtoi se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe vazhdon të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1999.
Më 5 qershor 2023 NATO dërgoi trupat e saj përforcuese në Kosovë pas dhunës së paprovokuar në komunat në veri të Kosovë, ku dhe u plagosën mbi 30 ushtarë të KFOR
Pjesën më të madhe të përforcimeve e përbëjnë 500 pjesëtarë të batalioni turk ndërkohë që në gatishmëri është caktuar dhe një batalion shtesë
“Batalioni turk do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ndërkohë një batalion shtesë i forcave rezervë të NATO-s është vënë gjithashtu në gatishmëri më të lartë për t'u vendosur atje nëse është e nevojshme” thuhet më tej në deklaratën zyrtare.
NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili është e vetmja rrugë për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.
Lajmi kryesor: