VIDEO/ Tensionet në veri të Kosovës, arrestohet një nga organizatorët që sulmoi KFOR! Vuçiç: Po provokojnë, krim! DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë për qetësi

Rikthehen tensionet në veri të Kosovës. Disa serbë lokalë janë mbledhur te shkolla teknike në Mitrovicë të Veriut, pas arrestimit të Millun Milenkoviq- Llune, pasi policia e Kosovës e akuzon se është një nga organizatorët e dhunës së ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR gjatë protestave të dhunshme të mbajtura në Zveçan, në veri, më 29  maj 2023.  Ndërkohë, Departamenti amerikan i Shtetit tha se vazhdon t’iu bëjë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

Tre pjesëtarë Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë aksionit për arrestimin e tij,  bëri të ditur sot ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça. Ndërkohë sot në mesditë në Zveçan serbët kanë goditur me gurë makinën e një ekipi gazetarësh. Mediat në Kosovë raportojnë se disa prej tyre janë lënduar.  

Arrestimi i Milun Milenkoviç

Në pranga ka rënë Milun Milenkoviç i njohur me nofkën Llune, që dyshohet të jetë njëri nga udhëheqësit e bandës kriminale në veri me emrin “Mbrojtja civile”.

"Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan" shkruan ministri i Brendshëm, Xhelal Svelça në një postim në facebook.  

Gjatë aksionit janë lënduar tre policë.

Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.  Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset", shkruan Xhelal Sveçla. 

Prej 26 maji, serbët në veri janë duke protestuar kundër vendosjes së kryetarëve të rinj, shqiptarë të komunave në objektet komunale në veri. Protestat fillimisht ishin të dhunshme dhe më 29 maj pati përplasje. 30 ushtarë të KFOR-it, disa policë të Kosovës dhe gazetarë u sulmuan. Më pas situata u qetësua por sot serbët janë ngritur sërish në protestë për të kërkuar lirimin e Milun Milenkovic

Zëdhënësi i KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, javën e kaluar deklaroi se pas protestave të dhunshme në Zveçan, ishin disa grupe kriminale.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:46
Lajçak informon NATO-n për situatën në veri të Kosovës, Zv/Sekretari i Përgjithshëm: Forcat rezervë janë gati për tu dislokuar nëse është nevoja

Situata në veriun e Kosovës ka qenë temë debate edhe në selinë e NATO-s sot (13 qershor 2023) kur ambasadori Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor takoi zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoană

“Selia e NATO-s, KFOR-i, aleatët si dhe Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja kanë qenë të palodhura në përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për t'i sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve, në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Beogradi dhe Prishtina”, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, thuhet në njoftimin zyrtar.

 Geoana rikujtoi se -“NATO ka qenë e përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor për dekada”

“Misioni ynë i KFOR-it në terren, me mbi 4 mijë trupa është demonstrimi më i fortë i këtij angazhimi, tha ai”

Më tej shtoi se  misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe vazhdon të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1999.

Më 5 qershor 2023 NATO dërgoi trupat e saj përforcuese në Kosovë pas dhunës së paprovokuar në komunat në veri të Kosovë, ku dhe u plagosën mbi 30 ushtarë të KFOR
Pjesën më të madhe të përforcimeve e përbëjnë 500 pjesëtarë të batalioni turk ndërkohë që në gatishmëri është caktuar dhe një batalion shtesë

“Batalioni turk do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ndërkohë një batalion shtesë i forcave rezervë të NATO-s është vënë gjithashtu në gatishmëri më të lartë për t'u vendosur atje nëse është e nevojshme” thuhet më tej në deklaratën zyrtare.

NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili është e vetmja rrugë për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.

Ora 22:47
Vuçiç bisedon me senatorët amerikanë për situatën në veri të Kosovës: Arrestimi qytetarit serb është provokim dhe krim

1686689289_Capture.JPG

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts, lidhur me situatën në Kosovë.

Senatorët amerikanë, sipas një njoftimi të Presidencës serbe, i kërkuan Serbisë vetëpërmbajtje dhe bën thirrje për paqe.

“Murpy, Shaheen dhe Ricketts i thanë presidentit Vuçiq se ata kërkojnë vetëpërmbajtje nga Serbia dhe thirrje për paqe sepse kjo është në interesin më të mirë të të gjithëve në Ballkanin Perëndimor”, u tha në njoftimin e Presidencës serbe.

Sipas këtij njoftimi, gjatë kësaj bisede, tema e vetme ka qenë situata në veri të Kosovës.

Vuçiq u ka thënë senatorëve amerikanë se “qartazi dhe pa asnjë dyshim”, arrestimi i Millun Millenkoviq- Llune ishte provokim dhe një krim, që sipas tij, u krye nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Presidenti serb tha se Kurti po “tenton të provokojë një luftë në zemër të Evropës”.

“Serbia po bën gjithçka për të ruajtur paqen, por populli serb në Kosovë i është ekspozuar torturës dhe ndjekjes më të keqe në 15 vjetët e fundit”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ora 21:54
DASH sërish u bën thirrje palëve që të ulin tensionet në veri të Kosovës

1686686112_Capture.JPG

Departamenti amerikan i Shtetit tha se vazhdon t’iu bëjë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ua kanë bërë të qartë pritjet tona të dyja palëve. Këto diskutime po vazhdojnë”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i DASH-it në pyetjen se si Uashingtoni e komenton planin pesëpikësh të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për uljen e tensioneve në veri.

Në pikën e parë të planit të paraqitur nga Kurti të martën është sundimi i ligjit, që sipas kryeministrit kosovar nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve “të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, trupat e NATO-s dhe gazetarët” në veri të Kosovës.

Gjatë 13 qershorit, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq- Llune. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i arrestuari është Millun Millenkoviq- Llune, që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar si “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile' dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë”. Ai, sipas Sveçlës, ka qenë një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të NATO-s në Zveçan më 29 maj.

“Ata që janë përgjegjës për sulmet e dhunshme duhet të mbahen përgjegjës, pas një procesi të rregullt ligjor dhe me transparencë të plotë”, tha zëdhënësi i DASH-it.

SHBA-ja dhe BE-ja i kanë paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ora 18:51
Brnabiç: Kurti po shkakton një përshkallëzim të ri për të shmangur detyrimet nga marrëveshja

1671631362_vhgmbhjl.png

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, duke komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, tha se ky është një provokim me qëllim që Albin Kurti, të shkaktojë një përshkallëzim të ri dhe një valë të re të dhunës dhe në këtë mënyrë të shmangë detyrimet nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, të cilat përfshijnë formimin e asociacionit në verit të Kosovës.

Brnabić, në një deklaratë për mediat në Londër, u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndihmojnë Beogradin, të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojë të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.

Ora 17:19
Richard Grenell: Albin Kurti ka kaluar vijën e kuqe, sot iu tregoi gishtin e mesit SHBA-së dhe BE-së

1676492719_grenell.JPG

Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë së Kosovës në veri dhe arrestimin e një prej organizatorëve.

Grennel shkruan se kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu përgjigj kërkesave të SHBA-së dhe BE-së, për të qetësuar krizën “me gishtin e mesit” dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

"Ata thanë se Albin Kurti duhet menjëherë të de-përshkallëzojë situatën dhe të fillojë zgjedhjet e reja. Kurti u tregoi gishtin e mesit këtë mëngjes dhe e përshkallëzoi situatën më tej. Është kaluar një vijë tjetër e kuqe, nga vendet nuk e respektojnë Joe Biden", tha Grenell.

????????????

Joe Biden and the Europeans drew a redline last week. They said Albin Kurti must deescalate and launch new elections immediately.

This morning, Kurti gave them the middle finger and escalated the situation further.

Another redline crossed - countries don’t respect… https://t.co/UGhN0ZED8A

— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 13, 2023

 

Ora 17:14
VIDEOLAJM/ Arrestimi i serbit për sulmin ndaj ushtarit të KFOR, momenti kur policia e Kosovës e vë në pranga

 

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviç, njërin nga udhëheqësit e grupit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Aksioni është kryer pranë një dyqani, teksa të përfshirë kanë qenë edhe policë civilë.

Në rrjete sociale po qarkullojnë pamje të reja të arrestimit. Aty dëgjohet edhe komunikimi ndërmjet policëve të Kosovës, teksa e kryejnë këtë arrestim.

“Kujdes, hajde kadale”- dëgjohen të thonë policët.

Ora 16:42
Qetësohet situata në veri të Mitrovicës

1686667366_Capture.JPG

Ekipi i Radios Evropa e Lirë raporton se situata është qetësuar në veri të Mitrovicës.

Protestuesit janë larguar prej zonës afër shkollës teknike, kurse është zvogëluar edhe prania policore në Lagjjen e Boshnjakëve.

Ora 16:35
Tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serb kritikojnë Listën Serbe, kërkojnë të mos përfaqësohen nga kjo parti

1686666950_Capture.JPG

Qytetarët e mbledhur afër shkollës teknike në Mitrovicë të Veriut – pas zhurmës së sirenave, që kanë zgjatur më shumë se një orë – të revoltuar, kanë kërkuar që t’iu drejtohet dikush prej Listës Serbe.

Pasi kanë nisur fjalë ofenduese kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Listës Serbe, ata kanë shkuar afër objektit ku jeton Aleksandar Spiriç nga Lista Serbe dhe kanë kërkuar të flasin me të.

Ndërkohë, turmës i është drejtuar Nebojsha Joviq, nga “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”.

Ai ka thënë se Lista Serbe nuk mund ta përfaqësojë më popullin serb në Kosovë.

Diçka e tillë është duartrokitur nga të pranishmit. Më pas, turma ka nisur të shpërndahet.

Ora 16:02
Arrestimi i serbit që sulmoi ushtarin e KFOR, Petkoviç: Ai  s’është kriminel, policia e Kosovës nuk ka prova

1684503572_petarpetkovi.JPG

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka deklaruar se Millun Millenkoviq-Llune – i arrestuar të martën nga Policia e Kosovës - nuk është kriminel dhe se Policia e Kosovës nuk ka prova për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Autoritetet kanë thënë se Millenkoviç ka qenë mbrapa sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, dy javë më parë.

Petkoviç ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Beograd se, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në vend që t’i ulë tensionet, ai po dërgon forca të reja policore në veri të Kosovës. Petkoviç i ka bërë thirrje KFOR-it që të reagojë urgjentisht dhe që t’i largojë forcat speciale nga veriu i Kosovës.

Ora 15:45
Arrestimi i serbit që sulmoi ushtarin e KFOR, protestuesin mblidhen në një shkollë në Mitrovicë të Veriut

1686663981_Capture.JPG

Disa serbë lokalë janë mbledhur te shkolla teknike në Mitrovicë të Veriut, pas arrestimit të Millun Milenkoviq- Llune, i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka shtuar praninë e saj në lagjen e Boshnjakëve.

Disa automjete të Policisë së Kosovës pastaj janë parkuar në jug të Mitrovicës, në rrugën që çon në Lagjen e Boshnjakëve.

Ora 15:30
Tensione në veri të Kosovës, sulmohet ekipi i gazetarëve në Zveçan

1686663096_makingazetaresh.jpg

Televizioni lokal në Kosovë, ATV, raporton se i është sulmuar një ekip me gazetarë terreni në Zveçan, teksa ka qenë duke raportuar për situatën atje.

Makina e ekipit të gazetarëve është sulmuar me gurë dhe për pasojë janë lënduar. 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim për këtë, dhe rastet tjera, të sulmeve ndaj gazetarëve në veri, pas rritjes së tensioneve atje.

Ora 15:27
FOTO/ Ja duken serbët e maskuar që janë pjesë e grupeve kriminale në protestën në veri të Kosovës

1686662851_gr.JPG

Protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut është duke vijuar.

Në mesin e serbëve, një pjesë e madhe aty janë persona të maskuar, raporton Nacionale.

Në disa pamje të publikuara nga Kossev, shihen nga afër këta persona të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale në veri.

Protesta erdhi pas arrestimit të Milun Milenkoviç, njëri nga udhëheqësit e Mbrojtjes Civile, një nga bandat kriminale në veri të Kosovës.

Ora 15:20
Protestat në veri të Kosovës, mjetet e blinduara të njësisë speciale vendosen në Lagjen e Boshnjakëve

Arrestimi i njërit nga udhëheqësit të bandës kriminale “Mbrojtja civile”, Milun Milenkovic(Llune), ka nxitur reagimin e serbëve në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Pas aksionit, policia ka marrë veprimet e duhura duke përforcuar pranin e tyre në Lagjen e Boshnjakeve, ku jetojnë shqiptarët.

Radio Evropa e Lirë ka sjell pamje të vendosjen së mjeteve të blinduara në këtë lagje.

Në rrugën kryesore të kësaj lagjeje shihen disa autoblinda të policisë së Kosovës.

Ora 13:53
Arrestimi i një prej organizatorëve të sulmit ndaj KFOR, momenti kur futet në makinën e Policisë së Kosovës

Ky është momenti kur një nga të arrestuarit për sulmin ndaj KFOR futet në makinën e policisë së Kosovës. Në pranga ka rënë Milun Milenkovic i njohur me nofkën Lune, që dyshohet të jetë njëri nga udhëheqësit e bandës kriminale në veri me emrin “Mbrojtja civile”.

Ora 13:37
Arrestimi i organizatorit të sulmeve ndaj KFOR, qindra serbë mblidhen në protestë në Mitrovicë të Veriut

1686656464_kosove.JPG

Arrestimi i udhëheqësit të grupit kriminal “Mbrojtja Civile” në veri, ka shkaktuar reagim te serbët, të cilët janë mbledhur nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut.

Një pjesë e madhe e tyre janë me maska, që dyshohet të jenë anëtarë të grupeve të ngjashme kriminale. Në anën tjetër, shumë forca të Policisë janë parë të qëndrojnë në Lagjen e Boshnjakëve.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se është arrestuar Milun Milenkovic i njohur me nofkën Lune. Ky i fundit dyshohet të jetë njëri nga udhëheqësit e bandës kriminale në veri me emrin “Mbrojtja civile”.

Ora 13:35
Udhëheqësi i saj ra në pranga për sulmin ndaj KFOR, çfarë është grupi 'Mbrojtja civile' që operon në veri të Kosovës

1686656088_millunmillenkovic.JPG

Në fillimin e vitit 2012, përfaqësuesit e serbëve të veriut, e kishin konfirmuar edhe zyrtarisht ekzistencën e një grupi me emër “Mbrojtja Civile”. Veçse sipas tyre, ky grup merrej me çështje komunale. Ishte e konfirmuar që ky grup financohej nga Serbia.

Në kohën e bisedimeve Kosovë-Serbi, Beogradi e kishte konfirmuar se i mbanë në Kosovë mbi 300 pjesëtarë të MUP-it. Ligji i Mbrojtjes së Serbisë, thotë se se “Mbrojtja Civile” është pjesë e “një sistemi të integruar të policisë, e organizuar për funksionimin e suksesshëm të organeve shtetërore, organeve të krahinës autonome dhe vetëqeverisjes lokale... dhe i përmbush nevojat e forcave të mbrojtjes gjatë emergjencave dhe në luftë”.

Ora 13:30
Kush është kikboksieri që sulmoi KFOR-in, nga sulmet me granata dore dhe rrahjet ndaj fëmijëve shqiptarë

Millun Millenkoviç i njohur me nofkën Llune është arrestuar sot nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Kush është ai? Millun Millenkoviçi nuk ishte përmendur nga kryeministri Kurti në listën e gjatë të atyre që konsideronte se kishin organizuar protestat e dhunshme në veri të vendit. Megjithatë, Millenkoviç është identifikuar dhe tashmë edhe arrestuar nga Policia e Kosovës, në një veprim që i la të lënduar tre zyrtarë policorë të vendit dhe që mblodhi protestues serbë në Mitrovicë të Veriut.

Çfarë dihet për Millenkoviçin?

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përshkruar Millenkoviçin si “një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it” si dhe prijës të “bandave kriminale ndër vite”. Millenkoviç Llune është një ish-kikboksier që tashmë merret edhe si trajner i këtij sporti. Ai madje është intervistuar edhe në disa media lidhur me pasionin e tij për boksin, duke folur nga klubi i tij. Sveçla tha se ai është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë.

Llune po ashtu me grupe të organizuara kriminelësh ka sulmuar dhe rrahur të mitur, fëmijë shqiptarë që banojnë në Mitrovicë të Veriut. Llune ka pasur rol aktiv dhe udhëheqës të bandave kriminale në organizimin e barrikadave në shtator 2021, pra gjatë procesit të reciprocitetit të targave.

Ora 13:21
Publikohet video/ Momenti kur arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR në veri të Kosovës

Ky është momenti kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar një prej organizatorëve të sulmeve ndaj KFOR gjatë tensioneve në veri të Kosovës. Video e arrestimit është publikuar nga mediat e Kosovës, ndërsa pretendohet se në to është momenti kur është arrestuar Milun Milenkovic i njohur me nofkën Lune. Ky i fundit dyshohet të jetë njëri nga udhëheqësit e bandës kriminale në veri me emrin “Mbrojtja civile”.

 

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/06/2023 05:11

    Kur policia e federalet arrestuan falangat militante te 6 Janarit qe sulmuan Kongesin u bazuan te videot e xhirimet e asaj dite,por dhe te postimet qe vete pjesemarresit kishin publikuar ne rrjetet sociale. 1000 arrestime,pa llogaritur denimet para disa kohesh dhe numri vazhdon te rritet.Qeveria kosovare kur te beje arrestime duhet te vendose faktet para perendimoreve,jo thjesht me deklarata si /dyshohet/,/mendohet/ se X,apo Y jane ne keto veprime si pjesemarres aktive,apo pas ketyre veprimeve si nxites aktive ne prapaskene.Kur Vucic e Bernabic akuzojne para nderkombetareve Kosoven si pershkallzuese te tensioneve,atehere Kosova duhet t'ju paraqese faktet se ky Lluneja e te tjere kane qene ne vendngjarje,ose kane nxitur shkaktaret e protestave agresive me mesazhe e telefonata.Vetem keshtu ua perplas serbeve ne fytyre te verteten dhe i zhvesh nga hipokrizia e ujkut nen lekure qengji.

    Përgjigju
  • Alb: 13/06/2023 17:11

    Jepi kurti ylli i kombite je

    Përgjigju
  • Gjergj: 13/06/2023 15:35

    Kriminelèt, tha Kurti, ose do jenè nè burg nè Kosovè ose tek porosidhènèsit e tyre nè Serbi. Ata qè kanè veshè, le ta dègjojnè. Ata qè lejojnè vrasès ushtarèsh shqiptarè nè Peshkèpi, tè "zgjidhen" kryetarè bashkie, janè varrmihès tè integritetit shtetèror. Respekt Albin Kurti.!!!

    Përgjigju
  • Mario: 13/06/2023 14:12

    cobani i kurtistanit perpiqet te shfajesohet me ujkun mes deleve me deklarata publike madje ne 5 pika

    Përgjigju
  • Linda: 13/06/2023 13:32

    Ministri Velça ka vene ne dijeni kryeministrin shqiptar ne Tirane per kete Aksion? Nese jo te liroj menjehere te arrestuarin Lune.....

    Përgjigju
    • Arbëri: 13/06/2023 20:09

      Do i plas terapi ndryshe o @Deni shqipfolës, në Kosovë nuk vendisk Vucici o mjeran . Ky mindet tarmbakterier në Surel por jo ne tokat Shqiptare…!

    • Linda: 13/06/2023 18:49

      O deni legeni,leter higjenike e kryeministrit me trap te plasur dhe me te korruptuar se miku i Tij SALIH ramBerisha,te befte mire sufllaqja e darkest.

    • @Deni: 13/06/2023 18:40

      Direkt tek TRAPI vajte a derèzi. Ia njihke mirè. Sa tè jep pèr njè gojore?

    • Deni: 13/06/2023 18:27

      I plasi trapi kryeministrit ne Tirane per ju legena.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve