Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin nga detyra për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Roland Hysi. Pezullimi i tij nga detyra vjen pas arrestimit të gjyqtarit pas publikimit të videos teksa ai kërkonte favore seksuale kundrejt dhënies së kujdestarisë së fëmijës. (SHIKO KËTU)

Gjatë mbledhjes anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, shprehën vendosmërinë për të luftuar pa asnjë kompromis çdo akt apo sjellje që diskrediton rëndë figurën e gjyqtarit.

Gjyqtari Hysi dhe psikologia Elona Meçani u arrestuan ditën e djeshme (SHIKO KËTU)  pasi akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.