Nga Brukseli ku ndodhet në një takim zyrtar, kreu i qeverisë ka reaguar pas konferencës së presidentit Ilir Meta, duke shprehur edhe një herë vendosmërinë se nuk do të ketë asnjë lëvizje nga 30 qershori si datë për mbajtjen e zgjedhejve vendore të 2019-ës.

"Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor", shkruan Rama.

Në Bruksel Rama takohet me shefen e diplomacisë në BE, Federica Mogherini, kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk, dhe presidentin e KE, Jean-Claude Juncer.

Vizita e Ramës vjen gjithashtu pas qëndrimit të BE kundër anulimit të zgjedhjeve lokale nga Ilir Meta, vendim ky i mbështetur nga PD-LSI.