Një sasi tritoli i është vendosur një automjeti tip "Audi" në Bulqizë të Vjetër. Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, Automjeti është në përdorim nga shtetasi T.T, banues në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 të mbrëmjes së kësaj të premte. Në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar në ambientet e një lavazhi, ndërsa ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme. 

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Informacion paraprak

Rreth orës 21.40, në shesh parkimin e një lavazhi dyshohet se në pjesën e përparme të automjetit tip 'Audi', është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke e dëmtuar pjesërisht mjetin.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, Automjeti është në përdorim nga shtetasi T.T, banues në Bulqizë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.