Lajm i mirë për Kavajën, fillon ndërtimi i stadiumit të ri! Kapaciteti mund të shkojë deri në 9 mijë tifozë, luan edhe Kombëtarja
Gjendja aktuale e stadiumit të Besës
KAVAJË - Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili njoftoi për mediet se në qytetin e Kavajës do fillojë ndërtimi i stadiumit të ri. Pas shumë vitesh pa një impiant, me atë aktual që ka degraduar dhe që kullosin kafshët, këtë fund-nëntori pritet prishja e tribunës kryesore dhe në marsin e 2024 do fillojë ndërtimi i stadiumit të ri.
Në prillin e këtij viti, në një takim në Kavajë, kryeministri Rama tha se qyteti do ketë një stadium të ri, teksa krah tij ishte edhe presidenti i Besës. Me kapacitet fillestar prej 4500 personash dhe me përmirësimet që do e çojnë në 9 mijë numrin e tifozëve, Bizhdili bën me dije se stadiumi mund të presë edhe ndeshje ndërkombëtare, teksa në të mund të luajnë edhe kombëtaret e moshave.
"Më në fund kemi plan real e hapa konkretë lidhur me stadiumin. Kështu kanë kaluar fazat e para dhe në fund të nëntorit nis prishja e tij. Kujtojmë se stadiumi “Besa” është klasifikuar me DS/4 nga tërmeti i nëntorit 2019. Çfarë do të thotë, që duhet të ishte prishur me kohë… Sidoqoftë, rëndësi ka që kjo gjë do të ndodhë brenda këtij muaji", tha fillimisht presidenti i Besës.
Sipas tij, faza e parë parasheh ndërtimin e tribunës kryesore dhe asaj përballë, me një kapacitet deri në 4500 persona. Ndërtimi pritet të fillojë në muajin mars.
"Pas prishjes, në muajin mars pritet të nisë edhe faza e parë e rindërtimit të tij. Them faza e parë, pasi kapaciteti fillestar pritet të jetë 4500 vende, ku përfshihen dy tribunat qendrore dhe ato ballore. Do të ketë të gjitha kushtet për një stadium modern", tha Bizhdili.
Drejtuesi i Besës u ndal edhe te ndeshjet ndërkombëtare, që sipas tij mund të zhvillohen në këtë stadium që pritet të fillojë ndërtimin vitin që vjen.
"Mund të presë edhe takime ndërkombëtare të përfaqësueses sonë, pasi do të jetë i kompletuar edhe me infrastrukturën e jashtme apo një parking me mbi 500 vende përballë tribunës qendrore dhe asaj ballore, që sot shërben si treg i gjelbër për qytetin. Në varësi të nevojave, parashikohet që të ketë hapësirë për të shkuar edhe në 9 mijë vende në total. Ndaj thashë faza e parë", tha mes të tjerash Bizhdili për mediet.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Tiranë/ Policia po zhvillon operacion kundër lojërave të fatit, kapen disa persona
22 Nëntor, 21:19
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
Gruas i duhet të pastrojë vetë pusetën për të shpëtuar nga përmbytja! Shikoni videon tek 'Myslym Shyri' në Tiranë (VIDEO)
22 Nëntor, 18:23
-
Tiranë/ Plagosja e 20-vjeçarit në 'Qytetin Studenti', arrestohet 19-vjeçari nga Kamza! Nën hetim edhe personi që i shiti thikën
22 Nëntor, 15:46
-
Vrasja e Klaudio Prendit/ Ishte në kafe me 3 policë, njëri ndoqi mjetin e autorëve pas ekzekutimit! Vrasësit me 'Audi A4' vëzhguan zonën para krimit
22 Nëntor, 10:47
-
Vrasja e Martinit, 'arrest me burg' 14 vjeçarit, gjyqi mbahet në spital! I mituri s'tregon ku fshehu thikën: S'mbaj mend çfarë ndodhi! Hetohet kush e ndihmoi
22 Nëntor, 09:36
Ne na duhet ekip(i mire),xhatit i duhet stadium i mire,Atyre i duhet objekt per tender se mbaruan tenderat e shkollave me nxenes te firuar. Zot na ruaj ku shkon ky vend. Stadiumi egzistues merr dhe me shume se 9000 vende,fusha sporti duhet mirembajtur qofte dhe rimbjelle dhe jo ti lihet bagetive kavajasit qe dikur sillnin ekipet nderkombetare per tu ndesh me Besen tani bejne tifozllik per Egnatian dhe Luzin e vogel. Tani do te rrine me shpresen se kur te shkaterrohet dhe rindertohet stadiumi i ri ne do te zhvillojme ndeshje nderkombetare,deri atehere shpresojme te formojne ndonje ekip te ardhurit e marrveshjes Rama Meloni dhe ti bejne tifozllik po spatem ik dhe ne me te tjeret refugjat. Respekte per ish popullin spo rtedashes te kavajes. Kavaja i fillon gjerat e medha nga stadiumi si ne 1990 kur ja lujti themelet diktatures dhe mend e kreut byrose politike. Tani shpresojme tek spaku dhe stadiumi i ri.
PërgjigjuBir selmani nenes ke te qaj me pare.deri ne vitin 1975 kishim skuader futbolli te shkelqyer tek peseshja me e mire por kishim nje fushe sporti me mur rrethues. Me pas me pune vullnetare u ndertua ky stadium qe eshte sot nga me te miret e asaj kohe. Sot ekipi i beses eshte ne kategori te dyte fushen ja kane leshuar bagetive,por do te bejme stadium te ri,megjithese tribuna qendrore kapatur investime per uleset. Tani stadiumin qe do e rikonstruktojne e quajn se do ta bejne te ri. Ne kemi nevoje per ekip keta do ti vejne fadromen tribunave se duan objekt per tendera,ne vend qe te flase bashkia flet xhati qe bleu aksionet e klubit ne kohen e kryetar lamit dhe pasi mbaruan benefitet e rezidencave ne golem presim te bejme stadium te ri qe te na nxjerre ekipin ne superiore. Zot na ruaj se mos e blejne edhe stadimin per 5 leke si u ble ekipi dhe tani i bie te beje ndeshje nderkombetare te kategorive te para qe ne fakt jane te dyta. Respekte ku ka rene futbolli kavajes se nderruam vendet me Egnatian tani krahasohemi me luzin.
Përgjigju