Duke filluar nga data 8 shtator 2019, të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali apo që do të udhëtojnë në drejtim të Italisë për tre muaj, nuk do të kenë nevojë të pajisjen me patentë ndërkombëtare shoferi. Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar qytetarët shqiptarë me banim apo që vizitojnë Italinë lidhur me këtë marrëveshje të finalizuar me shtetin italian.
"Një lajm shumë i mirë për shqiptarët në Itali!
Më në fund mbaroi edhe marrëveshja ndryshuese për konvertimin e lejeve të drejtimit që do të hyjë në fuqi më datën 8 shtator 2019!
Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin/pajisjen me leje drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të automjetit.
Gjithashtu, shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.
Shqipëria ka ndërmarrë të njëjtat përpjekje e hapa edhe me shtete të tjera evropiane. Përgjegjësitë e palës shqiptare janë kryer të gjitha me përpikëmëri! Për arsye e procedura të brendshme të këtyre shteteve ato nuk janë përfunduar ende.
Ministria e Jashtme do të vijojë të nxisë realizimin e marrëveshjeve të tilla edhe me këto vende duke i ardhur sa më shumë në ndihmë bashkëkombasve tanë nëpër botë", shkruan Cakaj.
Postimi i plotë i Cakajt
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja Rama-Meta për 'Cakajn', GJK: Për emërimin e ministrave kompetencë Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, por të udhëhiqen nga parimi i luajalitetit
25 Maj 2021, 17:03
-
'Përballja' Rama-Meta në Kushtetuese për emërimin e ministrave, përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti cënoi kompetencat e kryeministrit! Dervishaj: S'qëndron pretendimi
18 Maj 2021, 07:46
-
Refuzimi për dekretimin e Gent Cakajt si ministër, Kushtetuesja seancë në 18 maj! Përballja e parë Meta-Rama pas 25 prillit
30 Prill 2021, 11:45
-
Shtyhet 'përballja' e Metës dhe Ramës në Gjykatën Kushtetuese, një gjyqtare me COVID! Kërkohet sqarimi i kompetencave të Presidentit për emërimin e ministrave
23 Mars 2021, 12:30
-
Kërkoi ndihmë për babain e sëmurë me COVID, Gent Cakaj gjen zgjidhje: Është siguruar plazma e gjakut
16 Mars 2021, 16:57
-
Padia për emërimin e ministrave/ Rama-Meta përfundojnë në ‘Kushtetuese‘ më 25 mars (EKSKLUZIVE)
11 Shkurt 2021, 09:29
-
Cakaj dorëzon detyrën në krye të diplomacisë! Rama: E kreu në kushte ngërçi, u godit në mënyrë absurde! Xhaçka: Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë! Reformim konsullatave
5 Janar 2021, 08:08
-
Xhaçka në krye të diplomacisë shqiptare, Pompeo: Partnere e fortë, presim zgjerim të lidhjeve SHBA-Shqipëri! Ministrja: E lumtur që do luaj këtë rol modest
30 Dhjetor 2020, 19:08
-
Cakaj do të kandidojë për deputet në Kosovë? Vjen reagimi nga PDK: E ka derën e hapur
29 Dhjetor 2020, 21:01
-
Cakaj merr 'me vete' dhe zv.ministrin e Jashtëm, lirohet nga detyra Sokol Dedaj
29 Dhjetor 2020, 19:16
-
Rikthimi tek qeveria politike
29 Dhjetor 2020, 18:09
-
Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Riciklim i të korruptuarve! Po u gjen punë vetëm miqve të tij
29 Dhjetor 2020, 14:10
Ne vlonjatet nuke jemi dakort se ne shkojme me skafe
Përgjigju