Lajm i mirë! Prova del me sukses, dopio ventilatorë dhe në Shqipëri, dyfishohen kapacitetet për të infektuarit me koronavirus

TIRANE-Në QSUT ka funksionuar prova që bënë dy laborantët që një aparat ventilimi ta lidhin me dy tuba për dy pacientë. Pasditen e sotme Shqiptarja.com dha e para lajmin për testimin që po bëhej, ndërsa sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata u shpreh se prova doli me sukses. Doktori tregoi se dy djemtë, Besar Lalike dhe Eldian Cepeli e kontaktuan pasi kishin parë eksperimentin në Itali, ky dy mjekë krijuan një qark të aftë të për të lidhur një respirator në dy pacientë që më pas funksionoi edhe në Shqipëri. Gjata tha se teknika sot është provuar dhe ka funksionuar duke ofruar mundësinë për të dyfishuar kapacitetet, por që do të përdoret në kushte ekstreme.

"Përshëndes dy djem, një nga Vlora një nga Kavaja që më kontaktuan pasi kishin parë një profesor në Itali që me një aparat mund të mbaheshin dy pacientë, patëm mundësi të lidhemi me miqtë italianë na e solli projektin, e derdhën atë tubin dhe sot e provuam dhe funksiononte, kjo na krijon mundësi të dyfishojmë kapacitetet, nuk do ta provojmë tani por në kushte ekstreme. Është një tub që të jep ajër, është një tub që del nga aparati dhe jep ajër për dy pacientë. Derisa e kanë bërë në Amerikë dhe në Itali, funksioni edhe këtu. I përshëndes dy djemtë se i bënë me shpenzimet e veta. Janë teknikë që kanë një laborator, dhe që kanë zemër dhe shpirt dhe ato pak para që kanë t'ia vendosin në dispozicion këtij vendi" tha ai.

Pasditen e sotme, i kontaktuar nga Report TV, njëri nga dy djemtë, Besart Lalike shpjegoi se "Sot është çuar mostra e parë në QSUT dhe po bëhen testimet rutinë për të parë se në cilën fazë është aparati" tha ai, ndërsa Gjata konfirmoi në mbrëmje se pajisja funksionoi. Laboranti shpjegoi se ata po bashkëpunojnë me universitetin e Bolonjës në Itali dhe se të gjitha udhëzimet po i  marrin nga mjekët atje. Të rinjtë kërkuan që të mos shfaqeshin publikisht pa përfunduar i gjithë procesi.

Duke u ndaluar te numri i respiratorëve, Arben Gjata tha se pritet që shumë shpejt të vijnë 100 copë, ndërsa disa prej tyre kanë regjime që janë fiks për këtë lloj të sëmurësh. "Shqipëria ka një numër aspiratorësh për kapacitetin që ka. Nga 190 që ishin u porositën edhe 100, por në atë vend që do të bliheshin ndodhi e njëjta gjë si të ne dhe u bllokua eksporti. Na thanë se janë porositur dhe do të vijnë, por nuk ishin në Shqipëri, ato nuk erdhën, por në disa vende që u largua epidemia vijuan të prodhonin. Punë ditësh janë porositur një sasi e konsiderueshme që pritet që të vijnë.  Por një të veçantë që nuk mund të përdoren për cdo gjë, por kanë disa regjime që janë fiks për këto lloj të sëmurësh".

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata u shpreh se për të parandaluar përhapjen e koronavirusit nëse do të kishte në dorë do të kyçte Shqipërinë totalisht. "Për mua duhet të ishte bërë si në Kinë, karantinë e plotë dhe njëherë në tre ditë të dilje nga shtëpia. Gjithsesi mjafton që kjo e ul mundësinë e kontaktit dhe përhapjes së koronavirusit. Po të ishte për mua, do i kisha vendosur çelësin e plotë që para një jave Shqipërisë, por këtu janë edhe elementë të tjerë, se njerëzit që hanë dhe shërbimet të funksionojnë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 26/03/2020 23:21

    Qeveria Po ben Te pamunduren. Populli te ndergjegjesohet dhe te ndjek keshillat e mjekut. Njehere Te vetme mendoni per veten tuaj, per shendetin, harroni politiken.

    Përgjigju
  • Kozma: 25/03/2020 13:23

    Zoti i bekoftë dhe i ruajt...këto janë lajme nga

    Përgjigju
  • Proka: 24/03/2020 12:36

    Ju lumte djema,nje zbulim shume i rendesishen ne kohen me te duhur. Keta meritojne cmimin e posaqem nga qeveria e shtetit.

    Përgjigju
  • Seshte ne gjendje nje fabrike te prodhojne !: 24/03/2020 11:23

    Bankat Jane plote,, plus Politikanet miliona Kane kudo ,,! Dhe vihet Rregulla te ndryshme ne emer te Ligjit ! Dhe nuk vihet nje Ligje te prodhohen keta Aspiratore !

    Përgjigju
  • Qytetari: 24/03/2020 07:25

    Bravo cuna

    Përgjigju
  • Emblema: 24/03/2020 02:38

    Veprim shume human nga keta dy djeme per kete edhe shpikje edhe me shpenzimet e veta ne keto dite te veshtira per popullin shqiptare.Megjithese jane pakesuar por ky vend ka akoma njerez te mire.Urimi qe me del na zemra zoti i ruajte dhe ja u shperblefte kete miresi.

    Përgjigju
    • Eni halili: 24/03/2020 12:36

      Bravo te madhe respekte per dy cuna qe si ka shqiperia

  • Leksi: 24/03/2020 01:57

    Ju lumt djema

    Përgjigju
  • Peshorja: 24/03/2020 00:19

    Nese do vinim ne peshore "humanizmin e djemve" kundrejte "turpit te qeverise", sigurisht do fitonte Turpi!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb