LAJM I MIRË: Shërohet 80-vjeçarja me koronavirus, nënë Haxhireja ia doli

TIRANE - Një lajm i mirë vjen në orët e vona nga spitali Infektiv në QSUT. Një e moshuar 80-vjecare është shëruar duke fituar betejën e saj me COVID-19. Nënë Haxhireja nga Durrësi ka dalë negative në testin e kryer pasi qëndroi për trajtim në spital. 

Nënë Haxhireja na jep lajmin e mirë, se pas gjithë kësaj situate të vështirë që Shqipëria dhe bota po kalon, ka shpresë. 

Një foto e saj pranë mjekëve të Spitalit Infektiv teksa të tre bëjnë shenjën domethënëse me gisht: Ia dolëm, është shpërndarë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu. 

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri, shkon kështu në 41, nga të cilët 8 janë personale mjekësor. 

Shqipëria shënon 10 viktima me koronavirus.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të përdoret teknologjia në Zgjedhje?

Komento

Komente

  • Ardi: 30/03/2020 09:49

    Jetë e shëndet o NËNA!!

    Përgjigju
  • Delinquenti: 30/03/2020 08:13

    BRAVO TE GJITH STAFIT SHENDETSOR kjo eshte kurajo shqiptare shpresa e te gjitheve eshte si ky lajm te kete sa me shume ne keto dite te veshtira per ne DO TE ECIM PERPARA DO TA COJME DERI NE FUND KETE "LUFTE"DUKE FITU DHE SA ME PAK HUMBJE .

    Përgjigju
  • Capi: 30/03/2020 02:49

    Rrofsh. Arsyeja qe nje i ish infektuar me Virus nuk krijon dot imunitet: Corona (Pangolin + Gjarper )= Corona aktuale, sipas infos nga MI6.

    Përgjigju
  • Altini: 30/03/2020 01:41

    Shyqyr, me jete te gjate qofsh

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Prezenca e OSBE-së i dhuron Policisë Kufitare pajisje për mbrojtjen nga COVID-i (FOTO)