Është ndarë sot nga jeta në moshën 87-vjeçare Ali Gurabardhi, një nga themeluesit e sportit të volejbollit në qytetin e Shijakut. Gurabardhi është një ndër figurat e spikatura të sportit të volejbollit dhe ndër pionerët e parketit në Shqipëri.
Ali Gurabardhi është nderuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) me titullin "Nder i Volejbollit Shqiptar" për kontributin e çmuar ndër vite në këtë sport. Gjithashtu nga Bashkia e Qytetit të Shijakut me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e tij në krijimin dhe drejtimin e klubit “Erzeni” në volejboll, si dhe së fundmi me titullin "Mjeshtër i Madh" nga ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me motivacionin, 'për merita të veçanta civile', në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për veprimtarinë e dalluar si drejtues i klubit sportiv ‘Erzeni’, si dhe për arritjen e rezultateve të larta në sportin e volejbollit.