Lajm shokues për Genoan. Pas portierit Perin dhe mesfushorit Shone kanë rezultuar pozitiv me koronavirus edhe 12 pjesëtarë të tjerë të ekipit. Bëhet fjalë për 8 futbollistë në total dhe 4 pjesëtarë të stafit teknik.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë klubi pa specifikuar emrat.
Të dielën Genoa luajti kundër Napolit ndaj të cilit humbi me rezultatin 6 me 0, ndërsa ndeshja e ardhshme është të shtunën me Torinën, por nuk dihet nëse do të luhet.
Komento