Lajm tronditës! Njëri u vetëvra, tjetrin e vranë? Gjenden të vdekur dy baballarët, njëri në Fier dhe tjetri në Vlorë! Flasin familjarët

Dy baballarë u zhduken nga banesat e tyre në fillim të muajit korrik, nga qytete dhe në rrethana të ndryshme, fatkeqësisht për të dy pasditen e kësaj të enjte’Pa Gjurmë’ përcolli lajme tronditëse. Për 41-vjecarin Artur Buzhiqi humbur më 9 korrik, trupi i pajetë i të cilit u gjet në Fier familja ngre dyshimet se mund të jetë vrarë. Ndërsa paraditen e të mërkurës u gjet i dekompozuar trupi i pajetë i 50-vjeçarit Gëzim Racaku, i humbur që prej datës 5 korrik.

41-vjeçari Artur Buzhiqi babai i tre fëmijëve u zhduk nga Ura e Dajlanit. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga e motra Rajmonda Buzhiqi, ajo e cila e tronditur ngriti dyshimet se i vëllai mund të jetë vrarë. 

’Trupi i pajetë i gjetur në Fier fatkeqësisht i përkët vëllait tim. E dërguan në Laç, nuk di më shumë sepse jam e tronditur. Duhet të verifikohet mesazhi kërcënues, që i erdhi vëllait tim se që atë ditë ai nuk u kthye më. Jam e sigurtë që e kanë vrarë, sepse Arturi gjithnjë ka dalë vetëm dhe është kthyer në shtëpi. Ai personi është shprehur se nëse do ta shihte Arturin do ta bënte për spital, sepse sipas tij i kishte rrahur vëllanë. Ai është peshkatar në Durrës dhe Arturi në Durrës ka humbur. Vëllai nuk ka qenë në atë gjëndje që të vriste veten.

Deri të paktën 24 orë më parë, familjarët kishin shpresa për gjetjen gjallë të 50-vjeçarit Gëzim Racaku, trupi i pajetë i të cilit u gjet i dekompozuar, në brendësi të një pallati në qendër të qytetit të Vlorës, në lagjen “Hajro Çakërri”. Për zhdukjen e tij denoncoi më 13 korrik, në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv vajza Zhaklina Racaku, e cila me lot në sy i bënte apel të atit të kthehej. Ajo nuk e fshehu frikën që ndjeu në bisedën e fundit me të atin duke rrëfyer si e paralajmëroi ai ikjen e tij, pasi kishte kohë që vuante nga depresioni. Trupi i 50-vjeçarit u gjet një ditë më parë, rreth orës 11:25, pa shenja jete, ndërsa ende nuk janë mësuar rrethanat e ngjarjes. Pas shumë viteve depresive nën efektin e ilaçeve dhe përkujdesjen e vazhdueshme të fëmijëve, për herë të parë ai nuk ua prishi gjumin mëngjesin e 5 korrikut, duke vendosur të largohej në heshtje. Gëzimi jetonte bashkë me djalin dhe vajzën, që ditën kur bashkëshortja i la 18 vite më parë. Ky largim i papritur i gruas shkaktoi pasoja të rënda psikologjike tek Gëzimi, pasoja nga të cilat ai nuk mundi t’ia dilte.

’E percollëm për në banesën e fundit që dje se ishte shumë i dekompozuar trupi. Ishte në gjendje shumë të keqe’.

O.D./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja