Lajme të këqija nga Anglia, Armando Broja humbet Kombëtaren

Lajme të këqija nga Anglia, Armando Broja humbet Kombëtaren

Armando Broja

Armando Broja e nisi keq vitin 2025 pasi më 9 janar sulmuesi u dëmtua kundër Peterborough në FA Cup dhe fillimisht u tha se do ishte për të paktën tre muaj jashtë.

Nga Anglia bëjnë me dije se sulmuesi i Everton mund të ketë një rikuperim më të shpejtë të kyçit të djathtë të këmbës dhe do jetë gati vetëm në gjysmën e dytë të marsit.

Diçka e tillë shuan shpresat se 23-vjeçari do mund të grumbullohet nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho, për dy ndeshjet e marsit kundër Anglisë më 21 dhe Andorrës më 24.

I huazuar nga Chelsea te Everton, Broja e nisi sezonin me vonesë për shkak se në "Goddison" shkoi i dëmtuar dhe sapo filloi të shihej si një titullar erdhi lëndimi i rëndë në FA Cup. Djaloshi i Kombëtares do vijojë të mbetet te Everton deri në fundin e sezonit dhe trajneri Moyes shpreson ta ketë të gatshëm pas marsit, pasi nuk do donte të rrezikonte sërish një tjetër lëndim për sulmuesin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Viaggiare Travel’: Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime ëndrrash

Media italiane ‘Viaggiare Travel’: Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime ëndrrash