Lajmërim publik për Belind Këlliçin: Keni një kallëzim për shpifje në Gjykatën Penale, e kotë të fshiheni si Çlirim Gjata!

Lajmërim publik për Belind Këlliçin: Keni një kallëzim për shpifje në Gjykatën Penale, e kotë të fshiheni si Çlirim Gjata!

Kellici i trembur

Dihet tashmë që klani i Berishës ka një alergji serioze ndaj drejtësisë. Sali Berisha perfundoi në arrestin shtëpiak vetëm për të shmangur detyrimin e paraqitjes të vendosur nga GJKKO, që ishte masa më e lehtë për një të akuzuar për korrupsion. Për vite të tëra, ai ka shmangur çdo formë drejtësie, dhe kultura e tij përbuzëse ndaj gjyqtarëve dhe institucioneve ka ndikuar edhe ndjekësit e tij, përfshirë më të rinjtë, të cilët, pavarësisht moshës, nuk tregojnë asnjë përpjekje për të qenë më të mirë se lideri i tyre.

Në listën e të tillëve del edhe Belind Këlliçi. Këlliçi ka marrë një kallzim penal për shpifje së bashku me Jamarbër Malltezin në Gjykatën Penale të Tiranës nga Carlo Bollino, por ndërsa Jamarbëri ka dërguar avokatin e tij në gjykatë, Belo vazhdon të fshihet, duke pretenduar se nuk është informuar. Në seancën e parë, të zhvilluar më 25 nëntor, Belo mungoi dhe gjykatësja informoi se njoftimi dërguar në adresën e tij për ta lajmeruar për seancën ishte refuzuar.

Avokati i Carlo Bollinos sugjeroi që njoftimi t’i dërgohej edhe në selinë e Partisë Demokratike, ku Këlliçi qëndron vazhdimisht. Në këtë rast, në fakt, njoftimi është marrë, siç e pranoi vetë Këlliçi në një intervistë për televizionin e familjes Berisha më 2 dhjetor:

“Më 27 shtator Carlo Bollino hedh në gjyq për shpifje Jamarbër Malltezin dhe Belind Këlliçin, për akuzat që ne i kemi bërë. Padia më ka ardhur vetëm para katër ditësh (...) pasi kishte mbaruar orari i seancës vjen njoftimi zyrtarisht në PD me zarf, për të thënë që u njoftuam dhe s'paskemi shkuar për të thënë se kemi frikë Bollinon." 

Pra, Belind Këlliçi ka pranuar publikisht që ka marrë njoftimin! Por sot (18 dhjetor), në seancën e dytë, Këlliçi nuk u paraqit përsëri dhe gjykatësja raportoi se njoftimi ishte refuzuar prape. Kjo do të thotë që Këlliçi ka gënjyer edhe në gjykatë!

Për të shmangur që të përsëritet rasti i Çlirim Gjatës, bëjmë një njoftim publik për Belind Këlliçin: seanca e tretë është caktuar më 27 janar, ora 10:30! Çlirim Gjata, për të shmangur një dënim për shpifje, është fshehur për më shumë se një vit e gjysmë. Edhe në shtëpinë e tij, postierit të gjykatës i është thënë që nuk e njihnin. Në fund, gjykatësja e gjykatës civile u detyrua ta informonte Çlirim Gjatën me “shpallje,” duke e publikuar njoftimin në derën e gjykatës, siç bëhet zakonisht për të kërkuarit ose mashtruesit. Për një proces penal, procedura e njoftimit "me shpallje" nuk ekziston, kështu që për ta gjetur Belind Këlliçin, nëse nuk paraqitet, detyra do t’i kalojë policisë!

Presim që ai të paraqitet në gjykatë pa frikë dhe në formë vullnetare. Nëse ai dhe Jamarber Malltezi kane thënë të vërtetën dhe kanë dokumente për të provuar që akuzat e tyre nuk janë shpifje, nuk kane asgjë për të pasur frikë. Po athere përse Belo fshihet si një fajtor? (c.b.)

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 18/12/2024 18:57

    Si mund te jete nje faqe petull, me gush e me baseta te holla, personazh ne politike qe vetem si kermilli ka hyp shkallet e partise

    Përgjigju
  • Fensi Mota: 18/12/2024 17:58

    O Blendi kriçi po ke ti njē pik burērie apo ku mund ta gjej jefku Blendi burērin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!