Dom Gjergj Meta: Nuk duhet të abuzojmë me ligjet e natyrës! Dora e Zotit ishte në solidaritetin pas tërmetit

TIRANE- Dom Gjergj Meta deklaroi në studion e Pa Protokoll në Report Tv, se njerëzit nuk duhet të abuzojmë me ligjet e natyrës pasi është dora e njeriut që ka ndërtuar në vende të papërshtatshme dhe ka shkatërruar natyrën edhe në aspekte të tjera të betejës ekologjike që bota po lufton. Ai tha se në tërmetin tragjik të 26 nëntorit,  dora e Zotit tek solidariteti njerëzor për të ndihmuar njëri-tjetrin.

"Tërmeti i takon sizmologëve. Ajo është diçka e natyrës. Zoti na ka dhënë arsyen që të ruhemi nga ligjet e natyrë. Gjithë problemi është i ekosistemit. Është njeriu që ka prerë pyjet, ka ndërtuar në vende dhe mënyrë të papërshtatshme. Zoti nuk merret me lejet e ndërtimit, nuk merret me matjen e themelit. Zoti merret me zemrat e njerëzve. Dora e Zotit në të gjithë këtë ngjarje ishte nga të gjithë ato burra dhe gra që rendën menjëherë për të ndihmuar të afërmit e tyre, që erdhën nga komshinjtë, nga policët, të tjerë që erdhën nga Italia, Serbia, nga Kosova, në mënyrë të veçantë Kosova, që erdhën për të na ndihmuar. Unë Zotin e shoh në bukurinë e solidaritetit se në fatkeqësinë e asaj që ndodhi. Ajo që mund të bëjmë është t'i japim një emër përgjësisë ose mospërgjegjësisë tonë., Ato ndërtesa i kanë ndërtuar njerëzit, nuk i ka ndërtuar Zoti" tha Dom Gjergj Meta.

Dom Gjergj Meta foli edhe për situatën në vend në prag të festave të Krishtlindjeve. Ai u ndal në disa çështje kryesore që prekin jetën e përditshme ndërsa ceku edhe besimin e njerëzve i cili sipas tij, sot nuk është në nivelin e viteve të mëparshme.

"Unë promovoj natyrë për të thënë që ka një natyrë të bukur, por ajo është prishur shumë. Tani janë tharë edhe lumenjtë. Unë e kam thënë fjalën time, kam mbështetur banorë në protesta. Ata kanë të drejtën e tyre. Unë jam nga ata që them se natyre nuk duhet të preket. Ajo që unë mendoj shumë është se ekzictenca e historisë dhe vlerave. Duhet një bashkërendim forcash mes pushteteve, OJF-ve. Ne kemi zona të mrekullueshme në të gjithë vendin. Kemi Lurën, është e jashtëzakonshme. Janë Malësitë e Dibrës, janë të jashtëzakonshme.  Më ka rënë rasti të takoj njerëz që nuk janë katolikë dhe më kanë takuar, madje njëri prej tyre më ka falenderuar duke thënë se ke ngritur zërin edhe për ne.  Sa i përket katolikëve, e kanë shumë më krenari të thonë se janë katolikë. Kjo përkon edhe me një katolicizëm shoqëror për shkak të përkatësisë fetare të familjes, por kjo nuk bën dallime. Në Mirditë frekuentimi i Kishës është shumë i ulët. Në një kohë të kaluar Kishe ishte e vetmja hapërsirë pas familjes, dasmës dhe mortit. Sot shihet për të kaluar kohën. Zemrën e njeriut nuk e ndryshon as kisha, as murgesha por vetëm Zoti. Prifti sado i mirë të jetë i kërkon njerëzit vetëm tek vetja e tij", u shpreh ai.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ateist: 21/12/2019 12:19

    E mor daje, per katastrofat jane ligjet e natyres, ndersa zoti juaj i “plotfuqishem” u zgjua pas termetit per t’u solidarizuar me viktimat e termetit. S’dalin llogarite keshtu o zoteri, zoti ose eshte pergjegjes per gjithcka, ose nuk ekziston fare.

    Përgjigju
  • edi: 20/12/2019 22:36

    KUR JU DEGJOJ SE ZOTI PASKA NE DORE FATET E NJEREZIMIT ,HEY DO TE LUTESHA MEQE JU E MBANI VEHTEN SI FEMNIJET E ZOTIT ,QE TA ULE PAK DOREN SE PO VRET ME SHUME SE HITLERI dhe mos bej kesisoj marrezirash se ,do idhnohen shtrigat dhe QEVERITARET DHE DO VRASIN ME SHUME SE JU NESE TI THEMI SHOKU ZOTI TINGELLON SI BIR KOMUNISTI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës